DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Notifikim në kuadër të CEFTA-s

Në kuadrin e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja CEFTA, nga Instituti për Standardizim i Serbisë njoftohemi nëpërmjet notifikimit përkatës se po përgatitet një standard kombëtar puro serb me titull: “Rregullore mbi mënyrën e verifikimit gjatë testimit, markimit, testimit individual ose homologimit, kontrollit të llojit të municionit, testimin e armëve të zjarrit të çaktivizuara dhe armëve të zjarrit qëllimi i të cilave është ndryshuar në mënyrë të përhershme për përdorim civil, si dhe shfaqjen e shenjuesve dhe shenjave të provës”.

Ky standard 18 faqësh, specifikon mënyrën e kryerjes së kontrolleve gjatë testimit, vulosjes dhe shenjimit të armëve, pajisjeve dhe municioneve, llojet e provave, llojet e kontrolleve, dimensionet e përgjithshme të sigurisë, miratimin e llojit të armëve, pajisjeve dhe municioneve dhe vulosjen e tyre.

Në objektiv është harmonizimi i legjislacionit, në përmbushje të një prej kushteve themelore për aderimin e Republikës së Serbisë në Konventën për Njohjen e Ndërsjellë të Markave të Armeve të Vogla.

Afati i fundit për marrjen e komenteve është 30-01-2020.

Po përgatitet një standard kombëtar puro serb me titull: “Rregullore për instrumentat matëse të forcës së frenimit të automjeteve motorike”.

Ky standard 11 faqësh, përshkruan kërkesat për instrumentat matëse për matjen e forcës së frenimit të automjeteve motorike dhe rimorkiot (në tekstin në vijim "instrumentat matëse"), etiketimin e instrumentave matëse, metodat e matjes, si dhe mënyrat dhe kushtet e verifikimit të instrumentave matëse.

Në objektiv është harmonizimi me terminologjinë e rregulloreve që rregullojnë inspektimin teknik të automjeteve.

Afati i fundit për marrjen e komenteve është 06-12-2019.

Po përgatitet një standard kombëtar puro serb me titull: “____Rregullore mbi instrumentat matëse të proteinave për drithërat dhe farat vajore”.

Ky standard 44 faqësh, përshkruan kërkesat për instrumentat matëse të proteinave për drithërat dhe farat vajore (referuar thjesht si instrumente matëse të proteinave), etiketimin e instrumentave për matjen e proteinave, dokumentacionin, metodën e përcaktimit të kërkesave metrologjike për instrumentat e matjes së proteinave, metodat e matjes, si dhe mënyrën e kushtet e autenticitetit të instrumentave për matjen e proteinave.

Në objektiv është harmonizimi me Rekomandimin ndërkombëtar të OIML, përkatësisht R 146.

Afati i fundit për marrjen e komenteve është 04-12-2019.

Po përgatitet një standard kombëtar puro serb me titull:“Rregullore mbi sigurinë e lodrave”____.

Ky standard 24 faqësh, përcakton rregulla mbi sigurinë e lodrave dhe qarkullimin e tyre të lirë në treg, me qëllim sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të njeriut.

Në objektiv është harmonizimi me dispozitat respektive të akteve të BE-së, në fushën e sigurisë së lodrave, në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.

Afati i fundit për marrjen e komenteve është 14/11/2019__.__

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al