DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Njoftim i mbledhjes së Bordit Teknik të DPS

Sot më datë 24 Janar 2020, ora 11:00, në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, u mbajt takimi i Bordit Teknik (BT) për 6 mujorin e parë të vitit 2020.

Mbledhja u zhvillua sipas rendit të ditës të propozuar më parë nga Kryetari i Bordit Z. Riza Hasanaj, për të cilin anëtarët e BT ranë dakord.

Fillimisht Kryetari i Bordit, Z. Hasanaj bëri një përmbledhje në lidhje me punën e Komiteteve Teknike, për 6 mujorin e dytë të vitit 2019, ku theksoi:

Më pas Z. Gentian Gjyrezi, Drejtor i Drejtorisë së Standardeve (DeS) prezantoi programin e punës së kësaj drejtorie për adoptimin dhe miratimin e standardeve të reja në të gjitha fushat e ekonomisë, për 6 mujorin e parë të vitit 2020, periudha Janar-Qershor 2020 dhe ndryshimet në Komitetet Teknike, vënë në dispozicion paraprakisht me postë elektronike (e-mail) edhe në format hard copy për të gjithë anëtarët e BT.

Pas shqyrtimit të listave me standardet e propozuara për miratim dhe propozimet për ndryshime në Komitetet Teknike, anëtarët e Bordit Teknik miratuan me konsesus të plotë:

Mbledhja e radhës e Bordit Teknik për miratimin e programit të punës së standardeve për 6 mujorin e dytë të vitit 2020, do të mbahet javën e parë të muajit Korrik.

DPS Tiranë - 24 Janar 2020

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al