DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Ndalet në Korçë fushata e ndërgjegjësimit mbi infrastrukturën e cilësisë

Në datat 8 dhe 9 Qershor 2022, në kuadër të kalendarit të aktiviteteve promovuese të miratuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomise, u zhvillua në qytetin e Korçës aktiviteti ndërgjegjësues dhe promovues mbi rolin dhe rëndësinë e standardeve në infrastrukturën e cilësisë. Përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS), si një nga tri shtyllat e infrastrukturës së cilësisë morën pjesënë aktivitet së bashku me përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit (DPA) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë (DPM).

Në ditën e dytë të aktivitetit, përfaqësuesit e DPS-së zhvilluan një takim në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Korçë, ku u diskutua mbi rolin e e standardeve në tregti dhe mbi rëndësinë e aplikimit të tyre për të nxitur rritje ekonomike dhe konkurrencë të ndershme mes operatorëve ekonomikë.

Ky cikël aktivitetesh promovuese do të vijojë në muajt e ardhshëm dhe do të shtrihet në qytetet kryesore të Shqipërisë, me qëllim informimin dhe edukimin e publikut mbi shtyllat e infrastrukturës së cilësisë.