DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Mbështetja ndaj moshës së tretë

Kohët e fundit po ndodh një transformim demografik i veçantë, i cili ka të bëjë me rritjen e përqindjes së popullsisë të moshës mbi 60 vjeç e lart. Popullsia botërore po plaket dhe ende nuk janë marrë masat e duhura për përballimin e këtyre ndryshimeve demografike. Ndërmjet viteve 2015 dhe 2050, përqindja e popullsisë botërore mbi 60 vjeç pritet të dyfishohet nga 12% në 22%. Plakja e popullsisë është një fenomen ndërkombëtar, por Evropa është rajoni i parë, ka një plakje të shpejtë të popullsisë, krahasuar me rajonet e tjera në zhvillim. Plakja e popullsisë është rezultat i shumë ndryshimeve pozitive, si ulja e vdekshmërisë së fëmijëve, kujdesi më i mirë shëndetësor dhe rënia e vdekjeve nga sëmundjet infektive. Në shumicën e shteteve, jetëgjatësia është rritur me zhvillimin ekonomik, por kjo do të thotë se nga njëra anë një pjesë e konsiderueshme e popullsisë po arrin moshën e pensionit dhe nga ana tjetër, brezi i ri ka më shumë mundësi të punësohet vende pune më të mira. Lidhja midis këtyre dy tendencave paraqet një tërësi sfidash, por edhe mundësish. Sfidat ekonomike Të moshuarit japin kontribute të rëndësishme për familjet, qytetet dhe shoqëritë e tyre. Megjithatë, një popullsi e rritur në mënyrë disproporcionale e pensionistëve mund të sjellë një sfidë ekonomike, pasi sistemet e sigurimeve publike do të hasin vështirësi.

Duke qenë se numri i njerëzve, që janë moshë për punë parashikohet të bjerë në mënyrë drastike në vitet e ardhshme, shumë shtete po përballen me një ulje të "raportit të varësisë" (madhësia e popullsisë në moshë pune në raport me popullsinë në pension). Kjo ushtron presion më të madh ekonomik mbi të rriturit në moshë pune. Ndryshimi demografik mund të kërkojë një transformim të natyrës së punës, veçanërisht në lidhje me trajnimin dhe aftësitë, në mënyrë që punonjësit të mund të mbeten një pjesë aktive dhe e vlerësuar e fuqisë punëtore për një kohë më gjatë. Ndërsa kujdesi shëndetësor ndaj punëtorëve duhet të rritet dhe punëdhënësit duhet ta njohin më mirë vlerën unike, që ofrojnë punonjësit e moshuar. Më shumë njerëz do të qëndrojnë si fuqi punëtore më gjatë, duke paraqitur një mundësi për zhvillim ekonomik të shoqërive. Këto tendenca demografike gjithashtu ka të ngjarë të çojnë në ndryshime në menaxhimin e kujdesit shëndetësor dhe social dhe në hartimin e mjediseve më të përshtatshme për punonjësit në moshë pensioni. Standardet ndërkombëtare do të kërkohen gjithnjë e më shumë të mbështetesin zhvillimin e inovacioneve dhe teknologjive. Ato do të përfshijnë hartimin e udhëzimeve për ofrimin e vendeve të punës më gjithëpërfshirëse dhe metoda të reja të monitorimit të shëndetit, që u mundësojnë të moshuarve të kenë një jetë aktive dhe të përmbushur, si dhe kontributet e tyre në shoqëri.

Brezat e rinj

Ndërsa shtetet po përballen me plakjen e popullsisë, një brez i ri punonjësish po hyjnë dhe po rikonceptojnë vendet e punës. Në disa raste, ka deri në pesë breza të një familjeje, të cilët janë pjesë e fuqisë punëtore. Nevojat dhe pritshmëritë për vendet e lira të punës po ndryshojnë, pasi sistemet e vjetra nuk zbatohen më. Të rinjtë nga të gjitha rajonet po jetojnë, studiojnë dhe punojnë gjithnjë e më shumë në internet dhe kështu janë më të lidhur se kurrë me pajisjet teknologjike, si kompjuteri.

Brezi i ri i arsimuar, idealist dhe i aftë për teknologjinë i bashkohet fuqisë punëtore me potencialin për të ndihmuar në menaxhimin e vendeve të punës drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë. Punëdhënësit duhet të jenë të përgjegjshëm ndaj nevojave, preferencave dhe prirjeve në ndryshim të kësaj fuqie punëtore të re për të maksimizuar aftësitë dhe potencialin e të gjithë punëtorëve.

Standardet për ndryshimin e shoqërive

Këto ndryshime demografike paraqesin sfida dhe mundëse për shoqërinë në tërësi. Komiteti teknik i ISO/TC314, i cili është i fokusuar në shoqëritë e moshuara do hartojë standarde të reja, që mbulojnë fusha të tilla si: vendet e punës të jenë të përshtatshme sipas moshës, standardet universale të projektimit të vendeve të punës me kushte për personat e moshuar. Për të nxitur ndryshimin dhe inovacionin do të duhen të gjitha brezat, përfshirë të rinjtë, prandaj është thelbësore që ata të përfshihen në procesin e standardizimit dhe të krijojnë besim midis kompanive, shteteve dhe konsumatorëve.