DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Mbajtja nën kontroll e rrezatimit radioaktiv

Ekspozimi ndaj rrezatimit jonizues është një rrezik i madh në shumë situata, dhe Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit (ISO) ka ndërmarrë një nismë mbi zhvillimin e standardeve, të cilat ndihmojnë në mbajtjen brenda kufijëve të sigurtë të niveleve të ekspozimit.

Janë publikuar standardet e reja në këtë drejtim, të cilat fokusohen mbi monitorimin e masës së absorbuar të rrezatimit jonizues të stafit mjekësor dhe radonit që emetohet nga materialet e ndërtesave.

Çdo njëri prej nesh është i ekspozuar ndaj rrezatimit jonizues në përditshmërinë e tij.

Ky rrezatim krijohet nga burimet natyrore; si toka dhe uji dhe përdoret gjerësisht në ambientet mjekësore për trajtimet dhe diagnozat.

Por ekspozimi ndaj niveleve të larta mund të shkaktojë sëmundje të rënda – gazi radon radioaktiv, është një nga shkaktarët dytësor të sëmundjes së kancerit të mushkërive.

Për shkak se llojet dhe mjediset e rrezatimit ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri, ISO ka gamë në rritje standardesh për vlerësimin dhe menaxhimin e ekspozimit ndaj rrezatimit, dhe së fundmi janë publikuar dy standarde të reja.

Në fushën e mjekësisë, rritja e përdorimit të radionuklideve nënkupton nevojën në rritje dhe gjithmonë e më komplekse për programe efektive që monitorojnë ekspozimin e stafit ndaj rrezatimit.

ISO 16637:2016 “Mbrojtja radiologjike”- Monitorimi dhe masa e absorbueshme e brendshme për anëtarët e stafit të ekspozuar ndaj radionuklideve mjekësore si burime të hapura, përcakton kërkesat për hartimin e programeve për të monitoruar punonjësit e ekspozuar ndaj rrezikut të ndotjes së brendshme përmes mjekësisë bërthamore dhe terapisë së departamenteve.

Standardi ISO 16637 synon të plotësojë disa nga standardet ISO, të përfshira në monitorimin dhe vlerësimin e dozës, të tilla si ISO 20553, ISO 27048 dhe ISO 28218.

Radoni është një gaz radioaktiv potencialisht i rrezikshëm për jetën, i cili mund të gjendet në mënyrë natyrore në tokë, por mund të emetohet nga materialet e ndërtesave. Ky proces është i njohur si "avullimi i radonit".​

Artikulli i plotë

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 - Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al