Mbrojtja e njerëzve të dobët në shoqëri nuk i takon vetëm qeverisë, por edhe organizatave dhe bizneseve me të cilat ata ndërveprojnë.
A keni provuar ndonjëherë të kryeni veprime bankare në internet dhe të mbeteni i hutuar nga teknologjia? Nëse po, ju në këtë rast keni qenë një konsumator i pambrojtur.
Ka shumë rrethana, të cilat e bëjnë një konsumator të pambrojtur. Rrethanat personale, të tilla si humbja e një njeriu të dashur, divorci ose një sëmundje mund të na bëjnë më të brishtë në periudha të caktuara të jetës.
Në botën e biznesit, cënueshmëria e konsumatorit i referohet çdo situate, e cila mund të ndikojë që një individ mund të mos jetë në gjendje të angazhohet plotësisht ose në mënyrë efektive në treg. Kjo mund të rezultojë si një risk i shtuar për t'u shfrytëzuar nga organizata të paskrupullta ose për të mos arritur një marrëveshje të drejtë. Është e rëndësishme, që bizneset të ndihmojnë konsumatorët e pambrojtur, që ata të mund të përzgjedhin mallrat dhe shërbimet për të plotësuar nevojat e tyre.
Një qasje më gjithëpërfshirëse për projektimin e produkteve dhe shërbimeve garanton, që ato të jenë të aksesueshme dhe të përdorshme nga sa më shumë konsumatorë të jetë e mundur. Por projektimi gjithëpërfshirës nuk është kuptuar plotësisht nga organizatat dhe shpesh ato nuk janë të qarta për mënyrën se si duhet të fillojnë ta zbatojnë atë.