DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

ISO sapo ka përditësuar standardet për të ndihmuar në mënyrat e trajtimit ujërave të zeza

Sapo janë përditësuar standardet për të ndihmuar në mëyrat e trajtimit të ujërave të zeza në projektet e ujitjes. Rreth gjysma e popullsisë në botë jeton në zona, që kanë mungesë furnizimi të mjaftueshëm me ujë për të paktën një muaj në vit. Gjetja e mënyrave për të ripërdorur ujin është jetike.

Trajtimi i ujërave të zeza, për t’i bërë të përdorshëm në përdorime të tjera, të tilla si ujitja është një alternativë për mungesën e ujit, megjithëse mund të paraqesë rreziqe për shëndetin dhe mjedisin, nëse cilësia e ujit dhe mënyrat e trajtimit nuk janë të përshtatshme. Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) ofron një seri standardesh për ta thjeshtuar procesin e trajtimin të ujërave të zeza, duke e bërë atë në mënyrë të sigurtë dhe efektiv.

Standardi ISO 16075-1, Udhëzime për përdorimin për ujitje në bujqësi të ujërave të zeza të trajtuara - Pjesa 1: Baza e një projekti për ripërdorim në ujitje ISO 16075-2, Pjesa 2: Zhvillimi i projektit, mund ndihmojnë në maksimizimin e përfitimeve dhe zvogëlimin e rreziqeve, që lidhen me përdorimin e ujit të trajtuar në sistemet e ujitjes në bujqësi.

Udhëzimet përshkruajnë faktorët, që duhet të merren parasysh në projekte të tilla si, cilësia e ujit, tokës, klima dhe efektet që ato mund të kenë në cilësinë e ujit.

Përditësimet e standardeve përfshijnë informacione shtesë, që lidhen me ujitjen e kopshteve publike dhe private dhe shembuj të tjerë se si mund të përmirësohet cilësia e trajtimit të ujit.

Seria e standardeve ISO të përdditësuara për trajtimin e ujërave të zeza përfshin:

Versionet e rishikuara të standardeve të më sipërme pritet të publikohen në vitin 2021.

Seria e standardeve ISO 16075 është hartuar dhe përditësuar nga komiteti ISO / TC 282 / SC 1,Përdorimi i ujërave të zeza të trajtuara për ujitje, sekretariati i të cilit mbahet nga SII, anëtari i ISO për Izraelin.

Komiteti ISO / TC 282 / SC 1 është nënkomitet i ISO / TC 282, Ripërdorimi i ujit, i cili ka publikuar 22 standarde dhe 19 të tjera në hartim. Ai mbulon të gjitha çështjet e ripërdorimit të ujit, duke përfshirë përdorimin urban dhe industrial, biofarmën dhe rrezikun dhe performancën e sistemet e ripërdorimit të ujit.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al