DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Format i ri skedari për printerat 3D

Standardi, i sapo publikuar, ISO/ASTM do të ndihmojë në realizimin e potencialit të plotë të prodhimit aditiv, për printerat 3D.

Printerat 3D ofrojnë mundësinë e krijimit të formave komplekse dhe përdorimin e materialeve plastike, në printimin 3D, ose prodhimin e aditivëve, i cili mund të perdoret në një larmishmëri fushash të ndryshme, si industria automobilistike dhe aerohapsinore, arkitektura, mjekësia, mbrojta, si edhe nga personat që e kanë pasion teknologjinë dhe shpikësit.

Këta lloj printerash funksionojnë, duke depozituar materiale në shtresa, duke ndërtuar një objekt nga planet në një skedar. Deri sot informacioni, i cili është koduar mbështetet në një format skedari stereolitografie. Standardi i sapo publikuar do të zëvendësojë formatin e skedarëve prej stereolitografie me formatin e skedarëve të prodhimit aditiv.

Standardi ISO/ASTM 52915, Versioni 1.2, i botuar këtë muaj, me titull, Specifikime, për formatin e skedarit të prodhimit aditiv u hartua nga grupi i ekspertëve të Komitetit ISO / TC 261, për prodhimin aditiv, në bashkëpunim me ASTM-në ndërkombëtare.

Kryetari i Komitetit Teknik ISO / TC 261, Dr Christian Seidel, Profesor për Prodhim Teknologjish dhe Prodhim Aditiv, përshkruan disa nga përfitimet e formatit të ri të skedarit:

Ai ofron një potencial të lartë, në mbështetjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të prodhimit aditiv për printerat 3 D, i cili do të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, për përdorimet në industri në vitet në vijim. Formati i skedarëve të prodhimit aditiv përshkruan një objekt, në mënyrë të përgjithshme, saqë çdo makinë printimi mund ta ndërtojë atë në maksimum të kapacitetit të saj dhe si e tillë vepron si teknologji e pavarur.

Ai është i thjeshtë për t’u zbatuar dhe kuptuar, i zbërthyeshëm dhe rezulton në performancë të mirë. Standardi është thelbësor dhe lejon, që çdo skedar ekzistues prej stereolitografie të konvertohet në skedar të prodhimit aditiv, i cili mund të përdoret edhe në të ardhmen, duke lejuar që t’i shtohen veçoritë e reja, si avancimet, nëpërmjet garancisë së teknologjisë.

Standardi i ri i krijuar me bashkimin ISO/ASTM specifikon kërkesat, për përgatitjen, shfaqjen dhe printimin e skedarëve të prodhimit aditiv. Kur skedari përgatitet në një format të strukturuar elektronik duke respektuar një skemë të një gjuhe programimi në përputhje me standardet. Ai nuk specifikon ndonjë mekanizëm, për të siguruar integritetin e të dhënave, nënshkrimet elektronike dhe enkriptimet.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al