DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Emocione dhe siguri në turizimin aventuror

Aventurat në turizëm janë një përvojë e paharrueshme por shpesh shoqërohen nga rreziqe dhe aksidente të mundshme të turistëve. Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), për të reduktuar aksidentet e mundshme nga aventurat në turizëm, ka hartuar disa standard specifike.

Sapo është publikuar standardi ISO 21102, Turizmi aventuror – Guidat turistike- Kompetenca e guidave turistike, i cili detajon kërkesat dhe rekomandimet për kompetencat e nevojshme të guidave të turizmit aventuror.

Duke përdorur praktikën më të mirë globale, standardi u jep punëdhënësve një metodë, që redukton numrin e madh të programeve të trajnimit për guidat e turizmit aventuror. Kjo metodë u jep punëdhënësve, besimin se stafi i guidave ka për ta kryer punën më me siguri.

Standardi ISO 21102 është rishikuar dhe zgjeruar për të trajtuar zhvillimin e programeve kualifikuese për guidat e aventurave në të gjithë botën.

Alexandre Garrido, Drejtues i Projektit i grupit të punës së ekspertëve, që hartuan standardin, tha që grupi i kualifikimeve për kompetencën e drejtuesve në industrinë e turizmit nuk është vetëm i komplikuar, por mund të paraqesë rreziqe nëse kërkesat nuk kuptohen mirë.

"Aktivitetet e ndryshme turistike kërkojnë kompetenca të ndryshme, por ka shumë që kanë të përbashkëta për të gjithë, të tilla si menaxhimi i rrezikut, reagimi ndaj emergjencës, sjellja profesionale dhe etika," tha ai.

Leonardo Persi, Drejtues i grupit të punës, tha që ISO 21102 jep udhëzime ndërkombëtare, që përshkruajnë nivele minimale të kompetencave, të tilla si, masa për nivelin e saktë të aftësive teknike dhe njohurive. "Ai siguron, që çdo palë e interesuar të jetë e qartë në atë që pritet, duke krijuar besimin e punëdhënësit te punonjësi dhe punonjësit te pjesëmarrësi," tha ai. Sipas Persit standardi do të përmirësojë nivelin e shërbimeve globale, pasi inkurajon operatorët të jenë të vetëdijshëm dhe të pranojnë përgjegjësitë e tyre.

Standardi ISO 21102 i bashkohet standardeve të tjera ISO kushtuar sigurisë në turizmin aventuror, duke përfshirë:

Standardet mund të përdoren nga operatorët e turizmit aventuror të të gjitha llojeve dhe madhësive, që veprojnë në mjedise të ndryshme gjeografike, kulturore dhe sociale.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al