Standardi SSH ISO 22483:2020 përcakton kërkesat dhe rekomandimet e cilësisë për hotelet në lidhje me stafin, shërbimin, aktivitetet argëtuese, sigurinë dhe ruajtjen, mirëmbajtjen, pastërtinë, menaxhimin dhe kënaqësinë e klientëve. Kërkesat janë të zbatueshme pavarësisht nga klasifikimi dhe kategoria e hotelit dhe nëse shërbimet ofrohen drejtpërdrejt nga personeli i hotelit ose nga një staf i nënkontraktuar.