Standardi SSH ISO 22003-2:2022 specifikon rregullat e zbatueshme për auditimin e një sistemi të sigurisë ushqimore (FSS)dhe certifikimin e produkteve, proceseve dhe shërbimeve, që përputhen me kërkesat e programi të certifikimit, i cili bazohet në standardet ndërkombëtare për sigurinë ushqimore (p.sh. codex alimentarius) dhe përfshin gjithashtu elemente të sistemit të menaxhimit.
Ky standard nuk zbatohet për çertifikatat, të cilat jepen duke kryer testimin e produktit (p.sh. testimi I produktit i kryer nga një organizatë, që zbaton standardin ISO/IEC 17025) ose kontrollin e produktit (p.sh. kontrolli i produktit i kryer nga një organizatë, që zbaton standardin ISO/IEC 17020).
Ai gjithashtu ofron informacionin dhe besimin e nevojshëm për klientët në lidhje me mënyrën se si është i dhënë certifikimi i furnitorëve të tyre.