Standardi SSH EN ISO/IEC 17025:2017 specifikon kërkesat e përgjithshme për kompetencën, paanshmërinë dhe funksionimin e qëndrueshëm të laboratorëve. Ai është i zbatueshëm nga të gjitha organizatat, që kryejnë aktivitete laboratorike, pavarësisht nga numri i i punonjësve të tyre.
Klientët e laboratorit, autoritetet rregullatorë, organizatat dhe skemat, që përdorin vlerësimin nga laboratorë analogë, organet e akreditimit dhe të tjerët e përdorin këtë standard për konfirmimin ose njohjen e kompetencës së laboratorëve.