DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

DPS ka publikuar standardin SSH EN 71-14:2018

Trampolina për përdorim shtëpiak

Standardi përcakton kërkesat dhe metodat e provës për trampolinat për përdorim shtëpiak, pajisjet, të cilat bendosen në fillim dhe në fund të trampolinave, të përcaktuara për përdorim në natyrë ose në ambient të brendshëm mbi nivelin e tokës të përdorueshëm nga një person në të njëjtën kohë ose herë pas here.

Qëllimi i këtij standardi përjashton:
- trampolinat e përdorura si pajisje gjimnastike, të mbuluara nga standardi EN 13219;
- trampolinat dhe pajisjet lundruese të mbuluara nga EN 15649;
- trampolinat e përdorura në parqet publike të lojërave;
- trampolinat e pjerrëta;
- trampolinat lundruese;
- trampolinat, të cilat përdoren në palestër, përfshirë trampolinat për përdorim mjekësor;
- trampolinat me karakteristika të tjera, p.sh. tendat ose trampolina në lojën e basketbollit;
- trampolinat për përdorim shtëpiak të vendosura në nivelin e tokës.