DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

DPS ka publikuar standardin SSH EN 50678:2020

Procedura e përgjithshme për verifikimin e efektivitetit të masave mbrojtëse të pajisjes elektrike mbas riparimit

Standardi specifikon kërkesat për përcaktimin e një procedure të njëtrajtshme, për të verifikuar efektivitetin e masave mbrojtëse për pajisjet elektrike, pasi ato janë riparuar. Ky standard nuk ka për qëllim të zëvendësojë provën e mbuluar nga standardet e sigurisë dhe as standardet e produktit, për shembull testet e tipit, testet rutinore dhe testet e pranimit. Standardi synon të verifikojë, që operacionet për riparime nuk kanë rrezikuar masat themelore mbrojtëse, për shembull për të verifikuar vazhdimësinë e përcjellësit mbrojtës, aftësinë e rezistencës së izolimit ose për të verifikuar se asnjë pjesë metalike nuk është e lirshme ose është futur pa dashje në pajisje.