DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

DPS ka publikuar standardin SSH EN 14325:2018

Veshje mbrojtëse kundër kimikateve - Metoda prove dhe klasifikimi i performancës të materialeve të veshjeve mbrojtëse kimike, shtresat dhe bashkimi i tërësive të veshjeve mbrojtëse

Standardi përcakton klasifikimin e performancës dhe metodat e provës për materialet e përdorura në veshjet mbrojtëse kimike, duke përfshirë dorezat dhe këpucët. Dorezat dhe çizmet duhet të kenë të njëjtat kërkesa mbrojtëse kimike si pëlhurë, kur janë pjesë integrale e veshjeve. Ky është një standard referues në të cilin standardet e performancës së veshjeve mbrojtëse kimike mund të referohen tërësisht ose pjesërisht, por nuk janë përfshirë standardet, që mund të kërkojnë testimin e tyre.
Prodhuesi ose furnizuesi i veshjeve mbrojtëse kimike duhet të tregojë përdorimin e synuar të veshjeve mbrojtëse dhe duhe të kryejë një vlerësim të rrezikut në mënyrë që të përcaktojë nivelin e duhur të sigurisë së tyre.