DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

DPS ka publikuar standardin SSH EN 1420:

Ndikimi i materialeve organike në ujin e destinuar për konsum njerëzor - Përcaktimi i erës dhe vlerësimi i aromës të ujit në sistemet e tubacioneve

Ky standard përcakton një procedurë për marrjen e një mostre të ujit për të përcaktuar erën dhe aromën për produktet e prodhuara nga materiale organike, të cilat janë të destinuara të jenë në kontakt me ujin për konsum njerëzor (uji i pijshëm) dhe të cilat përdoren në sistemet e tubacioneve. Tek këto produkte përfshihen tubat, pajisjet, pajisje ndihmëse dhe veshjet e këtyre tubacioneve. Ky standard është i zbatueshëm te ato produkte, të cilat përdoren në kushte të ndryshme për transportin, ruajtjen dhe shpërndarjen e ujit të përcaktuara për konsum njerëzor dhe lëndës së parë të ujit për prodhimin e ujit të destinuar për konsum njerëzor.