DPS ka publikuar standardin SSH EN 13141-1:2019 “Ventilimi për ndërtesa - Provat e performancës të komponentëve/produkteve për ventilim banesash - Pjesa 1: Pajisje të transferimit të brendshëm dhe të jashtëm të ajrit”
Standardi specifikon metoda laboratorike për testimin e pajisjeve të transferimit të ajrit të montuara jashtë dhe brenda ndërtesave, që funksionojnë nën ndryshime presioni ajri. Ai zbatohet për pajisjet e vendosura ndërmjet dy hapësirave (midis një dhome dhe ambientit jashtë saj, ose ndërmjet dy dhomave) të llojeve të mëposhtme:
pajisjet me hapje fikse;
pajisje me hapje të rregullueshme manualisht;
pajisje me hapje të kontrolluar me diferencë presioni;
hapja e dritareve të projektuara, posaçërisht për të vepruar si një
pajisje për transferimin e ajrit.