DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

DPS ka publikuar formularët e kënaqjes së klientit

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) është Institucion publik i certifikuar sipas standardit SSH EN ISO 9001:2015 “Sistemet e menaxhimit të cilësisë – Kërkesat”.

Një nga kërkesat bazë të këtij standardi është edhe arritja e kënaqësisë së klientëve, në rastin tonë, të përdoruesve të Standardeve Shqiptare (SSH), të cilën DPS e ka kthyer në qëllim të punës së saj, për plotësimin sa më mirë të nevojave të çdo të interesuari në përdorimin e standardeve dhe rritjen e nivelit të kënaqësisë së tyre, gjithashtu.

Sa më lart, DPS ka ofruar përdorimin edhe online të shërbimeve të saj, për të cilat jemi të interesuar të marrim mendimin dhe komentet tuaja, si dhe mirëpresim çdo sugjerim dhe/ose propozim, me synim përmirësimin e shërbimeve të ofruara nga DPS.

Pyetësorët e përgatitur i gjeni në link-et:

1. Pyetësor/Anketë rreth ofrimit të shërbimeve të DPS https://forms.gle/bECVf9Y52uwQhwci8

2. Pyetësor/Anketë rreth ofrimit të shërbimeve online.

https://forms.gle/tRyPVhx9zpzXNo5B9

Do të ishim të nderuar nëse do të harxhonit pak minuta nga koha Juaj e vyer për të plotësuar këtë Pyetësor!

Plotësimi i të cilëve nga ana juaj do të na ndihmojë shumë të përmirësojmë shërbimin tonë ndaj kërkesave tuaja!