DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

DPS dhe SAC kanë lidhur Marrëveshje Bashkëpunimi

Në Pekin më 12 Shtator 2016, Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) ka zyrtarizuar një bashkëpunim më të ngushtë me Administratën e Standardizimit të Republikës Popullore të Kinës (SAC) nëpërmjet firmosjes së Marrëveshjes së Bashkëpunimit me këtë organizëm.

Marrëveshja u firmos, për palën shqiptare, nga Drejtori i Përgjithshëm i DPS, Z. Riza HASANAJ dhe për palën Kineze firmosi Z. TIAN Shihong, Administrator i Administratës së Standardizimit të Republikës Popullore të Kinës – SAC.

Dy institucionet e mësipërme (DPS dhe SAC) kanë patur marrëdhënie shumë të mira institucionale deri më tani, por në kuadrin e zhvillimeve ekonomike në nivel global dhe rëndësisë që kanë standardet në reduktimin e barrierave teknike gjatë shkëmbimeve tregtare, u pa me interes thellimi i bashkëpunimit me Organizmin Kombëtar të Standardizimit të Republikës Popullore të Kinës, SAC, për të cilën palët hartuan dhe nënshkruan Marrëveshjen e përmendur më lart.

Marrëveshja ka për qëllim bashkëpunimin në fushën e standardizimit për uljen e barrierave teknike në tregti gjatë shkëmbimeve tregtare për të dy vendet respektive, mbrojtjen e sigurisë së shëndetit dhe jetës së qytetarëve, duke hartuar e miratuar standarde që rrisin sigurinë dhe cilësinë e produkteve e shërbimeve të marra cdo ditë, si dhe kujdesin për një mjedis të shëndetshëm dhe sigurtë, nëpërmjet standardeve të teknologjisë së lartë dhe miqësore sa i përket efekteve në mjedis për qytetarët në terma afatshkurtër dhe atyre klimaterike.

Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes DPS-SAC u zhvillua më 12 Shtator 2016 në Pekin, në kuadrin e Asamblesë së 39të të Përgjithshme të Organizatës Ndërkombëtare të Standardizimit (ISO). Duhet theksuar se në këtë kuadër u nënshkruan edhe një sërë Marrëveshjesh të tjera bashkëpunimi midis SAC dhe homologëve tanë në Rajon, disa nga të cilat janë:

SAC dhe ISRM;

SAC dhe ISME;

SAC dhe ISS; etj, si dhe

SAC dhe CEN&CENELEC, e cila është një Marrëveshje e rinovuar, sepse bashkëpunimi i SAC me Komitetet Europiane të Standardizimit (CEN & CENELEC) ka filluar që në 2009.

Në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjeve ishin të pranishëm gjithashtu edhe Zoti TIAN Shihong, Administrator i SAC, Friedrich SMAXWIL, President i CEN and Elena SANTIAGO CID, Drejtore e Përgjithshme e CEN & CENELEC.