DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Biodiversiteti në krye të axhendës së standardeve

ISO sapo ka krijuar një komitet teknik të ri me ekspertë të fushës së biodiversitetit.

Biodiversiteti është jeta. Natyra na furnizon me ajrin, që thithim, ushqimin që hamë, ilaçet bimore, që shpëtojnë jetë dhe ujin pa të cilin nuk do të ekzistonim. Shfrytëzimi i tepërt i tokës dhe kafshëve, bujqësisë, rritja e ndotjes dhe ndryshimi i klimës kanë gërryer biodiversitetin deri në atë pikë, aq sa po ndodhin shumë katastrofa natyrore dhe mungesa të ushqimit dhe e ujit. Forcimi i biodiversitetit është kryesor në zhvillimin e qëndrueshëm.

ISO sapo ka krijuar një komitet ekspertësh nga e gjithë bota, të përkushtuar në punën për hartimin e standardeve, që ndihmojnë organizatat të mos e dëmtojnë biodiversitetin. Komiteti ISO/TC 331, Biodiversiteti, do të drejtohet nga AFNOR, anëtari i ISO për Francën dhe synon të sigurojë një qasje gjithëpërfshirëse, duke bashkuar dhe zhvilluar hulumtimet kombëtare dhe ndërkombëtare për të trajtuar çështjet e biodiversitetit.

Kryetari i komitetit, Caroline Lhuillery tha se puna e komitetit ISO/TC 331 do të ndihmojë në inkurajimin e organizatave, qeverisë dhe biznesit, për të përfshirë çështjet e biodiversitetit në strategjitë, vendimmarrjen dhe veprimtarinë e tyre.

"Rreth tre të katërtat e tokës dhe dy të tretat e mjedisit ujor janë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme nga ndërhyrjet e njerëzve duke krijuar rreziqe të mëdha për jetën tonë," tha ajo.

"Më e mira është që të mbahen takime, ku të diskutohen çështjet për mbrojtjen e biodiversitetit, të cilat shërbejnë për të krijuar një marrëdhënie më të mirë midis ekonomive dhe ekosistemeve, për të pasur një marrëdhënie që inkurajon ruajtjen e biodiversitetit, ndërsa krijon mundësi për zhvillim të qëndrueshëm. Për të arritur këtë, nevojitet një qasje globale”.

Standardet, që do të hartohen nga komiteti në të ardhmen do të përfshijnë terma dhe përkufizime të standardizuara, që do të përdoren në gjithë botën, metodologji për analizën e ndikimit, strukturat për përcaktimin e strategjive dhe planeve të veprimit, mjetet e monitorimet dhe raportimet. Komiteti ISO/TC 331, gjithashtu synon të hartojë udhëzime për çështje specifike të biodiversitetit, siç janë inxhinieria ekologjike, tretësirat me bazë natyrore dhe teknologjitë përkatëse.

Rezultatet e komitetit teknik të ri do të jenë të dobishme për autoritetet kombëtare dhe lokale, bizneset dhe organizatat, të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e aktiviteteve të tyre në lidhje me biodiversitetin dhe projektimin e produkteve dhe shërbimeve të reja.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al