DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Tema e Ditës Botërore të Sigurisë Ushqimore për këtë vit është “Avancimi i kërkimit shkencor në fushën e sigurisë ushqimore”

Produktet e freskëta të marra nga ferma përdoren për gatim, por sa i sigurt është ushqimi, që serviret? Në ditën botërore të sigurisë ushqimore, Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) bën një hap të rëndësishëm në rrugën për të mundësuar që ushqimet e sigurta dhe me vlera ushqyese mund t’i përfitojnë të gjithë njerëzit dhe planeti.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)  theksoi se ushqimi i sigurt dhe me vlera siguron shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve. Të gjithë duhet të bashkëveprojnë që të arrijmë të kemi ushqim të sigurtë. Pavarësisht nëse kultivojmë, përpunojmë, transportojmë, ruajmë, shesim, blejmë, përgatisim apo shërbejmë ushqim, siguria ushqimore është në duart tona.

Ndihma e standardeve në sigurinë ushqimore

Standardet promovojnë cilësinë dhe sigurinë e ushqimit, si edhe efikasitetin e zinxhirit të furnizimit ushqimor nga ferma në gatim dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve, zbulimin e baktereve dhe menaxhimin e rrezikut. Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), luan një rol të rëndësishëm nëpërmjet standardit ISO 22000, për sistemet e menaxhimit të sigurisë ushqimore, ndihmon të gjithë llojet e prodhuesve të ushqimit të menaxhojnë sigurinë e produkteve të tyre dhe mirëqenien e konsumatorëve të tyre, duke ofruar siguri brenda zinxhirit global të furnizimit me ushqim dhe duke ndihmuar njerëzit të përzgjedhin ushqime cilësore të besueshme.

Profesionistët me ekspertizë në mikrobiologji, vlerësimin e rrezikut, përpunimin e ushqimit, përputhshmërinë rregullatore dhe fusha të tjera të ngjashme duhet të inkurajohen të kontribuojnë në zhvillimin e vazhdueshëm të standardit ISO 22000. Kjo është një mundësi unike për të ndihmuar në formësimin e së ardhmes së sigurisë ushqimore dhe për të kontribuar në një sistem ushqimor global më të shëndetshëm dhe më të sigurt. Ekspertët e interesuar ftohen të bashkëpunojnë përmes Organit të tyre Kombëtar të Standardeve (anëtarëve) me ISO-n në avancimin e sigurisë ushqimore në mbarë botën.