Sobat e vjetra tradicionale janë një ndër shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit dhe gjithashtu edhe për vdekjen e miliona njerëzve në të gjithë botën.
Opsionet e reja të gatimit janë më të sigurta, prandaj ISO po përparon bashkë me teknologjinë, e cila mund të bëjë realitet krijimin e sobave efikase, me sa më pak ndotje.
Imagjinoni sikur gatimi të harxhonte një të katërtën e të ardhurave tuaja, të shkatërronte pyjet dhe të lëshonte tym toksik në shtëpitë dhe familjet tona.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka zbuluar se rreth 4 milionë njerëz në vit vdesin para kohe nga sëmundje që vijnë si pasojë e ndotjes së ajrit, të shkaktuar nga përdorimi joefikas i lëndëve djegëse të ngurta dhe vajgurit për gatim.
Në të gjithë botën, rreth tre bilion njerëz gatuajnë dhe ngrohen duke përdorur ‘zjarre në ambiente të hapura’ ose soba të vjetra, të cilat krijojnë sasi të mëdha ndotjeje të ajrit.
Këto mundësi joefikase gatimi kanë treguar se çojnë në probleme të rënda shëndetësore, si pneumonia, sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.
Nëpërmjet këtyre përpjekjeve, komiteti teknik i ISO-s, ISO/TC 285, promovon zgjidhje gatimi të pastra dhe efikase për një qëllim të përbashkët.
"Është e rëndësishme që komunitetet të kenë akses në soba gatimi efikase, të besueshme dhe të qëndrueshme, që i përshtaten teknologjisë dhe standardeve më të fundit," thotë Richard Ebong, Kryetari i zgjedhur i ISO/TC 285. "Por është gjithashtu thelbësore që të bashkëpunojmë me prodhuesit e sobave të gatimit për të përmirësuar vazhdimisht këto produkte."