Gjatë vitit 2019 Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) ka realizuar takime me rreth 80 biznese të ndryshme kryesisht me gratë sipërmarrëse në disa nga qytetet e Shqipërisë.
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) ka qenë prezente me prezantime por edhe duke pasqyruar informacione rreth DPS dhe Komiteteve Teknike të saj. DPS ka promovuar më së shumti standardet e fushës së ndërtimit, ushqimit, paketimit, vendosjen e mallrave ne treg etj.
Pjesëmarrja e DPS-së në këto takime, në cilësinë e lektorit, vjen në kuadër të angazhimit të saj për të rritur ndërgjegjësimin e sipërmarrjes vendase për rëndësinë e përdorimit të standardeve në produktet dhe shërbimet e ofruara.
Kjo iniciativë do të shpërndahet edhe në qytete të tjera, ku DPS-ja do të vijojë të promovojë në komunitetin e sipërmarrjes private rëndësinë e standardeve dhe rolin e tyre në kuadër të integrimit europian dhe në kuadër të rritjes së cilësisë dhe sigurisë së produkteve ushqimore dhe jo vetëm.
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)
Kutia Postare 98
1014 Tiranë – Shqipëri
Tel: + 355 (4) 222 62 55
Fax: + 355 (4) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al
Web: www.dps.gov.al