Ky standard përcakton një skemë konceptuale për vëzhgimet, për karakteristikat që lidhen me proçesin e vëzhgimit, dhe për karakteristikat që lidhen me marrjen e mostrave gjatë vëzhgimeve. Këto ofrojnë modele për shkëmbimin e informacionit që përshkruan aktet e vëzhgimit dhe rezultatet e tyre, si brenda ashtu edhe midis komuniteteve të ndryshme shkencore dhe teknike. Vëzhgimet zakonisht përfshijnë marrjen e mostrave të një karakteristike përfundimtare të interesit. Ky standard përcakton një grup të zakonshëm tipesh mostrash sipas natyrës së tyre hapësinore, materiale (për shembuj të vëzhgimeve ex situ) ose statistikore. Skema përfshin marrëdhënien midis karakteristikave të mostrave (nën-kampionimi, mostra të nxjerra). Ky standard merret vetëm me ndërfaqet që janë të dukshme nga jashtë dhe nuk vendos asnjë kufizim mbi implementimet përkatëse përveç asaj që është e nevojshme për të përmbushur specifikimet e ndërfaqeve në situatën aktuale.