Ky standard përcakton kërkesat minimale të nevojshme për sigurinë e projektimit, përllogaritjen, prodhimin e pajisjeve, të cilat instalohen në mënyrë të përhershme ose të përkohshme, parqe lojrash ose në vendndodhje të ndryshme, të cilat mund të përdoren nga fëmijët gjatë kohës së lirë, siç mund të jenë p.sh. rrethrrotullimet, lëkundëset, varkat dhe strukturat për trampolinat. Standardi nuk përfshin kërkesa sigurie për tribunat qendrore, skelat, të cilat përdoren në ndërtim, trampolinat, të cilat përdoren në pishina dhe pajisje lojrash të thjeshta, që mund të mbajnë deri në tre fëmijë. Për pajisje, të cilat nuk janë të përfshira në kërkesat e standardit EN 13814-1 zbatohen standardet përkatëse, si dhe kërkesat e sigurisë për shëndetin e punëtorëve zbatohen sipas rregullave kombëtare.