Në mbarë botën, një numër i madh mjetesh rrugore dhe hekurudhore përdoren për transportin e mallrave që kërkojnë kushte frigoriferike, si fruta të freskëta, mish, lule, vaksina, pajisje mjekësore dhe kimikate. Për të garantuar transport të sigurt dhe për të ruajtur cilësinë dhe vlerat e tyre, këto mallra duhet të mbahen në temperatura konstante dhe të kontrolluara, përmes përdorimit të automjeteve të përshtatshme të pajisura me sisteme frigoriferike.
Standardi SSH EN 16440-2:2023 “Metodologjitë e testimit për pajisjet frigoriferike të instaluara në mjetet e transportit – Pjesa 2: Pajisjet ftohëse”.
Ai përcakton metodologjitë e testimit që zbatohen për pajisjet ftohëse të instaluara në mjetet e transportit të izoluar, si kamionët, rimorkiot, karrocat, mjete të tjera transporti dhe vagonët. Sistemet termike funksionojnë në temperatura të ulëta dhe ruajnë mallrat duke përdorur përzierje homogjene me temperaturë shkrirjeje më të ulët se ajo e produkteve ushqimore që transportohen. Këto pajisje përdoren veçanërisht për transportin e ushqimeve si akulloret.
Ngarkimi i elementeve eutektikë nga faza e lëngshme në atë të ngurtë mund të realizohet përmes një njësie kompresori/kondensatori të montuar në automjet, ose nëpërmjet një sistemi të palëvizshëm, direkt ose indirekt. Pajisjet ftohëse eutektike janë të pajisura me komponentët e nevojshëm për karikimin, transmetimin dhe ftohjen, si edhe me sisteme për kontrollin e temperaturës.
Standardi SSH EN 16440-2:2023 kontribuon ndjeshëm në garantimin e transportit sa më të sigurt të mallrave frigoriferike.