Pesë standarde të harmonizuara evropiane për matësit e energjisë termike sapo janë publikuar zyrtarisht në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian (OJEU), pas njoftimit të vendimit të Komisionit Evropian (EU) 2025/1939.
Ky hap përfaqëson një moment të rëndësishëm për forcimin e tregut të brendshëm të BE-së dhe kuadrin rregullator për instrumentet matëse, në përputhje me Direktivën për Instrumentet e Matjes (MID – Direktiva 2014/32/EU).
Standardet e përmendura më lart janë:
Standardet e harmonizuara u ofrojnë prodhuesve, institucioneve kontrolluese, rregullatorëve dhe palëve të tjera Europiane një model teknik të sigurtë dhe të besueshëm.
Zbatimi i tyre siguron, që pajisjet, të cilat i përmbushin kërkesat e këtyre standardeve të konsiderohen në përputhje me kërkesat kryesore të legjislacionit në këtë fushë, duke e bërë më të lehtë hyrjen në tregun evropian dhe duke garantuar siguri ligjore.
Angazhimi për të ofruar në Shqipëri të njejtat standarde që përdoren në tregun evropian
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit vazhdon të ketë prioritet të punës së saj adoptimin e standardeve të harmonizuara evropiane si standarde shqiptare të harmonizuara dhe publikimin e tyre në Katalogun e Standardeve Shqiptare, i cili gjendet në faqen e saj të internetit: www.dps.gov.al.
Adoptimi i standardeve evropiane të harmonizuara ka një rëndësi të madhe për të gjithë aktorët që kanë rol në projektimin, prodhimin, shpërndarjen, certifikimin, përdorimin dhe mbikëqyrjen e instrumenteve matëse në treg dhe që janë direkt të interesuar për të plotësuar kërkesat ligjore në këtë fushë.
Publikimi i serisë së standardeve EN 1434:2022 thekson rolin e standardeve në nxitjen e inovacionit, mbrojtjen e konsumatorit dhe zhvillimin e një tregu konkurrues e të qëndrueshëm evropian, si dhe mjetet në plotësim të legjislacionit.
Duke mundësuar qarkullimin e lirë të matësve të energjisë termike, këto standarde kontribuojnë në funksionimin efikas të sistemeve të ngrohjes dhe ftohjes qëndrore dhe janë thelbësore për arritjen e objektivave të Qeverisë në fushën e efiçiencës energjetike dhe klimës.
– Bledar Beqiri, Sekretar i Komitetit Teknik CEN/TC 176, u shpreh se: “Publikimi i versionit më të fundit të serisë së standardeve EN 1434 është një arritje e rëndësishme për sektorin e energjisë termike. Ai ofron siguri dhe kuptueshmëri në zbatimin e ligjeve dhe ndihmon industrinë të sigurojë produkte cilësore, në përputhje me rregullat në gjithë Tregun Unik.
Standardet shqiptare të harmonizuara, përmendur më lart, janë:
Standardet mund ti gjeni duke klikuar në linkun: https://dps.gov.al/sq/project/advanced-search
Mbështetje për tregun e brendshëm dhe tranzicionin e gjelbër
Direktiva (MID) po rishikohet në nivel evropian me qëllim përfshirjen e saj në teknologjitë e reja si stacionet e karikimit të automjeteve elektrike dhe stacionet e furnizimit me hidrogjen, si dhe për të përditësuar kërkesat ligjore për matësit inteligjentë të energjisë. Ky rishikim gjithashtu, synon reflektimin e zhvillimeve të shpejta teknologjike dhe për të siguruar tregtinë e ndershme dhe mbrojtjen e konsumatorëve.