DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

SSH EN 12693:2026

Sisteme ftohës dhe pompa nxehtësie - Kërkesat e sigurisë dhe të mjedisit - Kompresorët ftohës të llojit volumetrik

Refrigerating systems and heat pumps - Safety and environmental requirements - Positive displacement refrigerant compressors
14 tet 2026

General information

60.60     14 tet 2026

95.99   

DPS

DPS/KT 269

European Norm

23.140  

anglisht  

Buying

Publikuar

Language in which you want to receive the document.

Scope

Ky dokument zbatohet për kompresorët volumetrikë për fluidet ftohëse, të përdorur në sisteme të pa-lëvizshme dhe të lëvizshme të ftohjes dhe në pompat e nxehtësisë, të cilët në vijim do të quhen kompresorë.
Ai zbatohet për kompresorët e përdorur në pajisjet tregtare dhe industriale, të furnizuar me energji elektrike, duke përfshirë motorët e integruar, me tension deri në 1 000 V AC dhe 1 500 V DC.
Ai zbatohet për kompresorët me transmision të hapur, kompresorët gjysmëhermetikë dhe kompresorët hermetikë me motor, të cilët përfshijnë funksionin e kompresimit volumetrik.
Ky dokument nuk zbatohet për:
- kompresorët e përdorur në pajisjet shtëpiake, për të cilët zbatohet EN IEC 60335-2-34;
- kompresorët që përdorin ujin ose ajrin si fluid ftohës;
- kompresorët në sistemet e kondicionimit të ajrit të automjeteve, të cilët mbulohen nga një standard specifik produkti, p.sh. ISO 13043.
Ky dokument nuk trajton kërkesat për emetimin e zhurmës.
SHËNIM 1: Kompresorët për sistemet e kondicionimit të ajrit të automjeteve, që përdoren për komfort termik, mund të zhvillohen, për shembull, në përputhje me SAE J 639.
SHËNIM 2: Emetimi i zhurmës varet nga instalimi i plotë i kompresorëve të integruar dhe nga kushtet përkatëse të funksionimit.
Për kompresorët gjysmëhermetikë dhe kompresorët me transmision të hapur, të cilët përfshijnë pjesë lëvizëse dhe për të cilët mbështjellësi i jashtëm është projektuar kryesisht për të përballuar ngarkesat mekanike, ngarkesat termike (për të kufizuar deformimet e mundshme për shkak të temperaturës) dhe për të siguruar ngurtësinë e strukturës (në raport me ngarkesat e jashtme mekanike dhe peshën e pajisjes), duke marrë parasysh praktikat e konsoliduara të sigurta industriale, konsiderohet se presioni nuk përbën një faktor të rëndësishëm projektimi.
Pjesët e bashkëngjitura që kryejnë funksione të tjera, si p.sh. ndarësit e vajit, ftohësit e vajit dhe akumulatorët e thithjes, duhet të jenë në përputhje me EN 14276-1 ose EN 13445-6 (për gizën), ose EN 13445-8 (për aluminin), ose të dëshmojnë përputhshmërinë me kërkesat përkatëse evropiane. Kjo zbatohet gjithashtu për mbështjellësit e kompresorëve hermetikë, pavarësisht nëse janë të salduar apo të bashkuar me çfarëdo lloj bashkimi të përhershëm.
Kërkesat për kompresorët e përdorur në atmosfera potencialisht shpërthyese nuk mbulohen nga ky dokument.
SHËNIM 3: Për udhëzime të mëtejshme, shih EN 1127-1.
Ky dokument trajton rreziqet e rëndësishme, situatat e rrezikshme dhe ngjarjet që lidhen me kompresorët, kur ata përdoren sipas qëllimit të parashikuar dhe në kushtet e keqpërdorimit që mund të parashikohen në mënyrë të arsyeshme nga prodhuesi (shih pikën 4).
Ky dokument përcakton kërkesat e sigurisë për projektimin, ndërtimin, prodhimin dhe testimin, dokumentacionin dhe shënjimin e kompresorëve, duke përfshirë aksesorët e integruar, p.sh. valvulën e mbylljes, kur është e nevojshme.
Ky dokument lidhet me vetë kompresorin, i cili është parashikuar të integrohet në një sistem ftohjeje.
Ky dokument nuk zbatohet për kompresorët e përfshirë në fushën e tij të zbatimit, të cilët janë prodhuar përpara datës së publikimit të tij.

Related directives

Directives related to this standards.

2006/42/EC

Direktiva 2006/42/EC e Parlamentit Europian dhe e Këshillit të 17 majit 2006 për makinerinë, dhe amendimi i Direktivës 95/16/EC (rinovim)

Life cycle

PREVIOUSLY

WITHDRAWN
SSH EN 12693:2008

NOW

PUBLISHED
SSH EN 12693:2026
60.60 Standard published
14 tet 2026

Related project

Adopted from EN 12693:2026 IDENTICAL