DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

SSH EN 16715:2026

Produkte të lëngshme të naftës - Përcaktimi i vonesës së ndezjes dhe të numrit të cetanit të përftuar (DCN) të lëndëve djegëse si distilate të mesme - Përcaktimi i vonesës së ndezjes dhe vonesës së djegjes duke përdorur dhomë djegje me vëllim kostant me injeksion të drejtpërdrejtë të lëndës djegëse

Liquid petroleum products - Determination of ignition delay and derived cetane number (DCN) of middle distillate fuels - Ignition delay and combustion delay determination using a constant volume combustion chamber with direct fuel injection
28 sht 2026

General information

60.60     28 sht 2026

95.99   

DPS

DPS/KT 19

European Norm

75.160.20  

anglisht  

Buying

Publikuar

Language in which you want to receive the document.

Scope

Ky dokument specifikon një metodë prove për përcaktimin sasior të vonesës së ndezjes dhe vonesës së djegies së lëndëve djegëse si distilate të mesme, me qëllim përdorimin në motorët me ndezje nga kompresioni. Metoda përdor dhomë djegieje me vëllim konstant, me injektim të drejtpërdrejtë të lëndës djegëse në ajër sintetik të ngrohur dhe të kompresuar. Nga djegia e produktit që testohet krijohet një valë dinamike presioni. Jepet një ekuacion për llogaritjen e numrit të cetanit të përftuar (DCN) nga vonesa e ndezjes dhe vonesa e djegies, të përcaktuara nga kurba dinamike e presionit.
Ky dokument është i zbatueshëm për lëndët djegëse si distilate të mesme, esteret metilike të acideve yndyrore (FAME) dhe përzierjet e lëndës djegëse naftë me FAME. Metoda është gjithashtu e zbatueshme për lëndët djegëse si distilate të mesme me origjinë jo-naftore, lëndët djegëse me bazë rërash bituminoze, përzierjet e lëndëve djegëse që përmbajnë material biodizel, vajrat e lëndëve djegëse naftë që përmbajnë aditivë për përmirësimin e numrit të cetanit dhe vajrat e lëndëve djegëse naftë me përmbajtje të ulët squfuri.
Megjithatë, përdoruesit që e zbatojnë këtë dokument, veçanërisht për lëndët djegëse të distilateve jo-konvencionale, paralajmërohen se lidhja ndërmjet numrit të cetanit të përftuar dhe sjelljes së djegies në motorët realë nuk është ende e kuptuar plotësisht.
Ky dokument mbulon intervalin e vonesës së ndezjes nga 2,6 ms deri në 3,9 ms dhe intervalin e vonesës së djegies nga 3,78 ms deri në 6,56 ms (62,78 DCN deri në 39,44 DCN).
SHËNIM Analizuesi i djegies mund të masë vonesa më të shkurtra ose më të gjata të ndezjes dhe të djegies, por saktësia për këto matje nuk është e njohur.
PARALAJMËRIM – Përdorimi i këtij dokumenti mund të përfshijë materiale, operacione dhe pajisje të rrezikshme. Ky dokument nuk synon të trajtojë të gjitha problemet e sigurisë që lidhen me përdorimin e tij. Është përgjegjësi e përdoruesve të këtij dokumenti të marrin masat e duhura për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e personelit përpara zbatimit të dokumentit, si dhe të përmbushin kërkesat ligjore dhe rregullatore përkatëse.

Life cycle

PREVIOUSLY

WITHDRAWN
SSH EN 16715:2015

NOW

PUBLISHED
SSH EN 16715:2026
60.60 Standard published
28 sht 2026

Related project

Adopted from EN 16715:2026 IDENTICAL