Ky dokument përshkruan metodën e referencës për përcaktimin e pikës së ngopjes me gëlqere (LFP) gjatë trajtimit të dherave për punimet e dheut.
Prova konsiston në matjen e sasisë më të ulët të gëlqeres që duhet shtuar të një dheu të vendosur në ujë, e cila do të rezultojë në një vlerë pH prej 12,4 të përzierjes me-gëlqere, të matur në temperaturën 25 °C ± 1 °C.
Kjo metodë prove nuk mund të përdoret për të siguruar informacion mbi reaktivitetin e dheut me gëlqeren, ose mbi vlera të tjera të performancës (karakteristikat mekanike të përzierjeve dhe-gëlqere) të zbatueshme për qëllime përmirësimi ose stabilizimi. Këto prova të performancës do të kryhen në laborator nëpërmjet një studimi specifik, ku doza e gëlqeres që do të aplikohet do të përcaktohet bazuar në këtë metodë.
IN_DEVELOPMENT
prDS CEN/TS 17693-1:2021
50.99
FDIS or proof approved for publication
18 sht 2026