Ky dokument përcakton parimin dhe metodat për përcaktimin e "koeficientit të copëtueshmërisë" (koeficientit të fragmentueshmërisë) të materialit shkëmbor.
Koeficienti i copëtueshmërisë (IFR) dallon sjelljen e disa materialeve të caktuara shkëmbore dhe përdoret për të treguar ndryshimin në granulometri (përmasën e grimcave) që nga momenti kur materiali gërmohet, përgjatë përdorimit (shtrimit) të tij të mëpasshëm dhe, në disa raste të caktuara, gjatë gjithë jetëgjatësisë së tij në shërbim. Ndryshimet në granulometri ndodhin për shkak se rezistenca strukturore e shkëmbit është e paaftë të përballojë sforcimet mekanike ndaj të cilave ai ekspozohet gjatë shtrimit dhe përdorimit të tij.
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 17542-2:2026
50.99
FDIS or proof approved for publication
17 sht 2026