Publikuar
ISO 9186-3:2014 përcakton një metodë prove për lidhjen midis referentit me simbolet grafike, me qëllim për t'u komunikuar informacion përdoruesve që janë të njohur me atë që simboli synon të tregojë ose përfaqësojë (referenti). Referentët mund të jenë të specializuar, kështu që nuk mund të pritet që publiku i gjerë të jetë i njohur me ta pa një trajnim paraprak.
Qëllimi është zhvillimi i simboleve grafike të cilat njihen saktë nga përdoruesit që janë të familjarizuar me referentët, kur nuk paraqitet asnjë tekst plotësues (shpjegues). Kur një simbol i tillë grafik nuk mund të arrihet, mund të jetë e nevojshme që simboli grafik të paraqitet së bashku me një tekst plotësues që shpjegon kuptimin e tij në gjuhën e përdoruesve të tij.
SHËNIM 1: Si alternativë, mund të jetë e nevojshme që njerëzit të informohen mbi kuptimin e simbolit grafik duke e përfshirë atë në manuale, udhëzime ose trajnime.
SHËNIM 2: ISO 9186-1 përcakton një metodë prove për kuptueshmërinë e simboleve grafike. ISO 9186-2 përcakton një metodë prove për cilësinë e perceptimit të simboleve grafike, pra shkallën në të cilën elementet e simbolit grafik mund të identifikohen saktë.
PUBLISHED
SSH ISO 9186-3:2014
60.60
Standard published
16 pri 2026