DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

prSSH EN 12186:2025

Infrastukturë për gaz - Stacionet e kontrollit të presionit të gazit për transmetim dhe shpërndaje - Kërkesat funksionale

Gas infrastructure - Gas pressure control stations for transmission and distribution - Functional requirements

General information

40.20     9 shk 2026

40.60    11 maj 2026

DPS

DPS/KT 269

European Norm

23.060.40     27.060.20     75.200  

Scope

Ky dokument specifikon kërkesat funksionale që lidhen me projektimin, materialet, ndërtimin, testimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e stacioneve të kontrollit të presionit të gazit, me qëllim sigurimin e besueshmërisë së tyre për sa i përket sigurisë së vetë stacionit dhe sistemit në rrjedhën e poshtme (downstream), si dhe vazhdimësisë së shërbimit.
Ky dokument zbatohet për stacionet e kontrollit të presionit të gazit që janë pjesë e sistemeve të transmetimit ose shpërndarjes së gazit hidrogjen, gazra të pasura me hidrogjen dhe gazra të pasura me metan. Kërkesat shtesë për rastet e gazrave më të rëndë se ajri dhe/ose gazrave toksikë ose gërryes nuk mbulohen nga ky dokument.
Ky dokument nuk zbatohet për stacionet e kontrollit të presionit të gazit që kanë qenë në funksion para publikimit të këtij dokumenti. Megjithatë, Aneksi D i këtij dokumenti mund të përdoret si udhëzues për vlerësimin e stacioneve në funksion para publikimit të tij, në lidhje me ndryshimin e llojit të gazit, p.sh. ripërdorimi i tyre për përdorim me hidrogjen.
Stacionet e mbuluara nga ky dokument kanë presion maksimal funksionimi në hyrje që nuk tejkalon 100 bar. Për presione maksimale në hyrje më të larta se kjo vlerë, ky dokument mund të përdoret si udhëzues.
Nëse tubacioni hyrës i stacionit është linjë shërbimi dhe presioni maksimal i punës në hyrje nuk tejkalon 16 bar, ndërsa rrjedha e projektimit është e barabartë ose më e vogël se 2000 kW, bazuar në vlerën kalorifike bruto, zbatohet EN 12279.
Ky dokument përmban kërkesat bazë të sistemit për stacionet e kontrollit të presionit të gazit. Kërkesat për komponentët individualë (p.sh. valvula, rregullatorë, pajisje sigurie, tubacione, etj.) ose për instalimin e tyre përfshihen në standardet përkatëse evropiane.
SHËNIM: Për stacionet e kombinuara të kontrollit dhe matjes, mund të zbatohen gjithashtu kërkesat shtesë të EN 1776.
Kërkesat e këtij dokumenti nuk zbatohen për projektimin dhe ndërtimin e instalimeve ndihmëse, si p.sh. sistemet e marrjes së mostrave, matjes së vlerës kalorifike (kalorimetri), sistemet e odorizimit dhe matjes së dendësisë. Këto instalime mbulohen nga standardet përkatëse evropiane, kur ekzistojnë, ose nga standardet kombëtare të zbatueshme.
Kërkesat e këtij dokumenti bazohen në praktikat e mira të inxhinierisë së gazit në kushtet që zakonisht hasen në industrinë e gazit. Kërkesat për kushte të pazakonta nuk mund të përcaktohen në mënyrë specifike dhe as të gjitha detajet inxhinierike dhe të ndërtimit nuk janë të përcaktuara.
Qëllimi i këtij dokumenti është të sigurojë funksionimin e sigurt të këtyre stacioneve. Megjithatë, kjo nuk i çliron palët e përfshira nga përgjegjësia për të treguar kujdesin e nevojshëm dhe për të zbatuar një menaxhim efektiv të cilësisë dhe sigurisë gjatë projektimit, ndërtimit, funksionimit dhe mirëmbajtjes.

Life cycle

PREVIOUSLY

PUBLISHED
SSH EN 12186:2014

NOW

IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 12186:2025
40.20 DIS ballot initiated: 12 weeks
9 shk 2026

Related project

Adopted from EN 12186:2025 IDENTICAL

Preview

Vetëm seksionet informative të projekteve janë në dispozicion të publikut. Për të parë përmbajtjen e plotë, do t'ju duhet të krijoni një llogari. Nëse jeni anëtar, ju lutemi hyni në llogarinë tuaj duke klikuar në butonin "Identifikohu".

Login