Ky dokument specifikon një metodë prove indeksuese për përcaktimin e vetive në tërheqje të gjeosintetikëve (polimerikë, prej qelqi dhe metalikë), duke përdorur një shirit me gjerësi të madhe. Ky dokument zbatohet për shumicën e gjeosintetikëve, duke përfshirë gjeotekstilet e endura, gjeotekstilet jo të endura, gjeokompozitet, gjeotekstilet e thurura, gjeorrjetat, gjeomatet dhe produktet metalike. Ai zbatohet gjithashtu për gjeorrjetat dhe gjeotekstilet e ngjashme me strukturë të hapur, por përmasat e kampionit mund të kenë nevojë të ndryshohen. Ai nuk zbatohet për barrierat gjeosintetike polimerike ose bituminoze, por zbatohet për barrierat gjeosintetike prej argjile.
Ky dokument specifikon një metodë prove në tërheqje që përfshin matjen e forcës në tërheqje dhe karakteristikave të zgjatjes, si dhe procedurat për llogaritjen e ngurtësisë sekante, ngarkesës maksimale për njësi gjerësie dhe deformimit në forcën maksimale. Gjithashtu, përcaktohen pikat karakteristike në kurbën forcë në tërheqje–zgjatje.
Në këtë dokument përfshihen procedurat për matjen e vetive në tërheqje si të kampioneve të kondicionuara, ashtu edhe të kampioneve të lagura.
PUBLISHED
SSH EN ISO 10319:2015
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN ISO 10319:2024
50.99
FDIS or proof approved for publication
16 sht 2026