Ky dokument përcakton matjen e deformimit me anë të sensorëve të deformimit dhe matësve të deformimit, të kryer për qëllime të monitorimit gjeoteknik. Rregullat e përgjithshme për monitorimin e sjelljes së terrenit, të strukturave që bashkëveprojnë me terrenin, të mbushjeve gjeoteknike dhe të punimeve gjeoteknike janë paraqitur në standardin ISO 18674-1.
Ky dokument zbatohet për:
- monitorimin e sjelljes së:
- elementeve strukturore njëdimensionale (1-D), siç janë pilotat, shtyllat mbështetëse, suportet dhe shufrat e ankorimit;
- elementeve strukturore dydimensionale (2-D), siç janë pllakat e themeleve, pilotat fletë (sheet piles), muret diafragmë, muret mbajtëse dhe veshjet e tuneleve me beton të injektuar (shotcrete) ose beton të derdhur;
- elementeve strukturore tredimensionale (3-D), siç janë digat me gravitet, digat me mbushje dheu dhe shkëmbi, mbushjet e ngritura (embankments) dhe strukturat prej dheu të armuar;
- verifikimin e projekteve gjeoteknike dhe përshtatjen e ndërtimit në lidhje me procedurën e projektimit bazuar në vëzhgim (observational design procedure);
- vlerësimin e qëndrueshmërisë gjatë ose pas ndërtimit.
Me ndihmën e marrëdhënies tension-deformim të materialit, të dhënat mbi deformimin mund të shndërrohen në vlera tensioni dhe/ose force (për elementet 1-D; shih ISO 18674-8) ose në vlera tensioni (për elementet 2-D dhe 3-D; shih ISO 18674-5).
SHËNIM Ky dokument përmbush kërkesat për monitorimin e sjelljes së terrenit, të strukturave që bashkëveprojnë me terrenin dhe të punimeve gjeoteknike me anë të instrumenteve matëse të deformimit, si pjesë e hetimeve dhe provave gjeoteknike në përputhje me Referencat [1] dhe [2].
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN ISO 18674-7:2025
50.99
FDIS or proof approved for publication
16 sht 2026