DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

prSSH EN 14620-4:2025

Projektimi dhe prodhimi në vënd i rezervuarëve vertikal, cilindrik, me fund të sheshtë për ruajtjen e gazit të lëngët të ftohur me temperaturë pune ndërmjet 0 °C deri në -165 °C - Pjesa 4: Elementët përbërës të izolimit

Design and manufacture of site built, vertical, cylindrical, flat-bottomed tank systems for the storage of refrigerated, liquefied gases with operating temperatures between 0 °C and -196 °C - Part 4: Insulation components

General information

40.20     9 shk 2026

40.60    11 maj 2026

DPS

DPS/KT 286

European Norm

23.020.10  

Scope

Ky dokument specifikon kërkesat për materialet, projektimin dhe instalimin e izolimit të rezervuarëve për magazinimin e gazeve të lëngët të ftohur (RLG).
Sistemet e rezervuarëve RLG magazinojnë gaz të lëngët me pikë vlimi të ulët, pra nën temperaturën normale të ambientit.
Koncepti i magazinimit të këtyre produkteve në formë të lëngshme dhe në rezervuarë pa presion bazohet në kombinimin e nxehtësisë të fshehur të avullimit dhe izolimit termik.
Për rrjedhojë, izolimi termik për sistemet e rezervuarëve RLG nuk është një pjesë dytësore e sistemit të përmbajtjes (si në shumicën e rezervuarëve për hidrokarbure në kushte atmosferike), por është një element thelbësor, dhe sistemi i rezervuarit nuk mund të funksionojë pa një sistem izolimi të projektuar, instaluar dhe mirëmbajtur siç duhet.
Funksionet kryesore të izolimit në sistemet e rezervuarëve RLG janë:
- të mbajë nivelin e avullimit (boil-off) si pasojë e depërtimit të nxehtësisë brenda kufijve të specifikuar;
- të kufizojë ngarkesën termike mbi elementët e jashtëm të rezervuarit, për të parandaluar si dëmtimet e papritura ashtu edhe plakjen e parakohshme të tyre (p.sh. për shkak të kondensimit të jashtëm dhe formimit të akullit);
- të parandalojë dëmtimet nga ngritja e tokës për shkak të ngrirjes (frost heave) nën pllakën e themelit të rezervuarit (në kombinim me sistemin e ngrohjes së pllakës për rezervuarët e vendosur në nivel toke);
- të minimizojë kondensimin dhe formimin e akullit në sipërfaqet e jashtme të rezervuarit.
Ekziston një gamë e gjerë materialesh izolimi. Megjithatë, vetitë e materialeve ndryshojnë ndjeshëm midis llojeve të ndryshme të materialeve dhe madje edhe brenda të njëjtit grup materialesh.
Prandaj, brenda fushës së këtij dokumenti, jepen vetëm udhëzime të përgjithshme për përzgjedhjen e materialeve.
Shënim: Për udhëzime të përgjithshme mbi përzgjedhjen e materialeve, shih Aneksin A.
Ky dokument trajton projektimin dhe ndërtimin në vend të sistemeve të rezervuarëve cilindrikë vertikalë me fund të sheshtë për magazinimin e gazit të lëngët të ftohur, me temperaturë pune ndërmjet 0 °C dhe −196 °C.

Life cycle

PREVIOUSLY

PUBLISHED
SSH EN 14620-4:2006

NOW

IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 14620-4:2025
40.20 DIS ballot initiated: 12 weeks
9 shk 2026

Related project

Adopted from EN 14620-4:2025 IDENTICAL

Preview

Vetëm seksionet informative të projekteve janë në dispozicion të publikut. Për të parë përmbajtjen e plotë, do t'ju duhet të krijoni një llogari. Nëse jeni anëtar, ju lutemi hyni në llogarinë tuaj duke klikuar në butonin "Identifikohu".

Login