Ky dokument zbatohet për projektimin dhe ndërtimin në vend të rezervuarëve cilindrikë vertikalë me fund të sheshtë, për magazinimin e gazit të lëngët të ftohur, me temperaturë pune ndërmjet 0 °C dhe −196 °C. Ai specifikon kërkesat për testimin, tharjen, pastrimin me gaz inert (purging), ftohjen (cool-down) dhe çaktivizimin (decommissioning) e sistemeve të rezervuarëve për gaz të lëngët të ftohur.
Sistemet e rezervuarëve të mbuluara nga ky dokument përdoren për magazinimin e vëllimeve të mëdha të produkteve hidrokarbure, amoniakut dhe gazrave të tjerë jo-hidrokarbure me pikë vlimi të ulët, të quajtura përgjithësisht “Gaz i Lëngëzuar i Ftohur” (RLG). Produktet tipike që magazinohen janë: metani, etani, propani, butani, etileni, propileni, butadieni (ky grup përfshin Gazin Natyror të Lëngëzuar (LNG) dhe Gazin e Lëngëzuar të Naftës (LPG)), amoniaku, azoti, oksigjeni dhe argoni.
Shënim: Vetitë e gazeve jepen në Aneksin A të EN 14620-1:2024.
Ky dokument përcakton kërkesa dhe masa që duhet të merren pas përfundimit të punimeve kryesore të ndërtimit të rezervuarit dhe para vënies së tij në shërbim. Ai përfshin kërkesa për prova hidrostatike me lartësi të plotë dhe të pjesshme për të verifikuar integritetin strukturor të rezervuarit dhe kapacitetin mbajtës të themelit. Monitorimi i uljes (settlement) së themelit në këtë fazë përbën pikënisjen e programit vjetor të monitorimit të uljes së themelit të rezervuarit. Jepen rekomandime për sistemet e markuesve për këtë monitorim. Përcaktohen gjithashtu kërkesa për cilësinë e ujit (ujë i ëmbël dhe ujë deti) të përdorur gjatë provës hidrostatike, për të shmangur rrezikun e korrozionit të rezervuarit dhe pajisjeve ndihmëse.
Jepen udhëzime dhe kërkesa për prova pneumatike pozitive dhe negative, për të verifikuar më tej integritetin strukturor të rezervuarit, hermeticitetin e saldimeve dhe funksionimin e sistemeve të valvulave të sigurisë për presion dhe vakum. Përfshihen kërkesa specifike për testimin e rezervuarëve me paret të dyfishtë dhe të tipit membranor.
Përcaktohen rregulla dhe procedura për aktivitetet e vënies në punë (commissioning), përfshirë tharjen dhe pastrimin me gaz inert dhe produkti, si dhe përqendrimet e kërkuara të oksigjenit për lloje të ndryshme të RLG-ve. Dokumenti jep gjithashtu udhëzime për procedurat e ftohjes graduale dhe rekomandime për monitorimin e temperaturës, përfshirë një Aneks informativ A.
Në rast të inspektimeve të mëdha të mirëmbajtjes ose në fund të jetës së rezervuarit, kërkohet çaktivizimi i tij. Dokumenti ofron udhëzime për procese të sigurta të çaktivizimit.
Procedura të sugjeruara për testim global të rezervuarëve membranorë jepen në Aneksin informativ B.
Ky dokument zbatohet për projektimin dhe ndërtimin në vend të sistemeve të rezervuarëve cilindrikë vertikalë me fund të sheshtë, për magazinimin e gazit të lëngët të ftohur, me temperaturë pune ndërmjet 0 °C dhe −196 °C.
PUBLISHED
SSH EN 14620-5:2006
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 14620-5:2025
40.20
DIS ballot initiated: 12 weeks
9 shk 2026
Vetëm seksionet informative të projekteve janë në dispozicion të publikut. Për të parë përmbajtjen e plotë, do t'ju duhet të krijoni një llogari. Nëse jeni anëtar, ju lutemi hyni në llogarinë tuaj duke klikuar në butonin "Identifikohu".