Ky dokument specifikon kërkesat e sigurisë dhe performancës për mjetet e motorizuara të shpëtimit të prodhuara pas datës së publikimit të tij.
Ky dokument zbatohet për mjetet e motorizuara të shpëtimit që kanë për qëllim përdorimin nga shërbimet zjarrfikëse dhe të shpëtimit, kryesisht për prerjen, shtypjen, hapjen, shtrëngimin, shtyrjen ose tërheqjen e pjesëve strukturore të automjeteve rrugore, anijeve, trenave, avionëve dhe strukturave të ndërtesave të përfshira në aksidente
Ky dokument nuk zbatohet për njësitë që furnizohen me energji hidraulike (hydraulic power packs) që mbulohen nga Direktiva 2000/14/EC.
Mjetet e motorizuara të shpëtimit përbëhen nga: vetë mjeti, komponentët e nevojshëm të sistemit (p.sh. burimi i energjisë, sistemi i transmetimit dhe motori kryesor) dhe aksesorët e parashikuar për përdorim, sipas përcaktimit në Klauzolën 3.
Ky dokument trajton të gjitha rreziqet e rëndësishme, situatat e rrezikshme ose ngjarjet e rrezikshme që lidhen me makinerinë, kur ajo përdoret sipas qëllimit të saj dhe në kushte përdorimi të arsyeshme të parashikueshme nga prodhuesi.
Shënim 1: Qëllimi i mjeteve të motorizuara të shpëtimit është të ndihmojnë shërbimet zjarrfikëse dhe të shpëtimit gjatë nxjerrjes së viktimave ose për krijimin e një hapësire pune për shërbimet paramjekësore, duke marrë parasysh kushtet lokale.
Ky dokument nuk përfshin:
- mjete me sistem drejtimi pneumatik ose burim energjie pneumatik;
- mjete me veprim të vetëm (p.sh. krikë me rikthim me sustë ose gravitet, shtylla të motorizuara mbështetëse, etj.).
Ai nuk zbatohet për kërkesa shtesë lidhur me:
a) funksionimin në kushte të rënda (p.sh. temperatura jashtë intervalit –20 °C deri +55 °C, mjedise korrozive, tropikale, të ndotura, fusha të forta magnetike, atmosfera potencialisht shpërthyese, përdorim nën ujë);
b) rreziqet që rrjedhin drejtpërdrejt nga transporti, lëvizshmëria ose çaktivizimi i pajisjes gjatë periudhës së funksionimit;
c) mjete të përgjithshme por jo vetëm si mjete shpues të motorizuar, mjete prerës, sharra, që nuk janë projektuar ekskluzivisht për operacione nxjerrjeje;
d) mjete me synim ngritjen ose vinçimin, që nuk janë projektuar vetëm për operacione nxjerrjeje (extrication).
Shënim 2: EN 13731:2007 trajton sistemet e jastëkëve ngritës për shërbimet zjarrfikëse dhe të shpëtimit.
Shënim 3: Për BE/EEA mund të zbatohen direktiva të tjera për pajisjet në këtë fushë, si për shembull Direktiva për Përputhshmërinë Elektromagnetike (EMC).
Directives related to this standards.
Direktiva 2006/42/EC e Parlamentit Europian dhe e Këshillit të 17 majit 2006 për makinerinë, dhe amendimi i Direktivës 95/16/EC (rinovim)
PUBLISHED
SSH EN 13204:2016
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 13204:2025
40.20
DIS ballot initiated: 12 weeks
9 shk 2026
Vetëm seksionet informative të projekteve janë në dispozicion të publikut. Për të parë përmbajtjen e plotë, do t'ju duhet të krijoni një llogari. Nëse jeni anëtar, ju lutemi hyni në llogarinë tuaj duke klikuar në butonin "Identifikohu".