DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

SSH EN 16510-2-7:2025

Pajisje shtëpiake me lëndë djegëse të ngurtë - Pjesa 2-7: Pajisje të kombinuara me dru zjarri dhe peletë

Residential solid fuel burning appliances - Part 2-7: Combination appliances fired by wood logs and pellets
18 maj 2026

General information

60.60     18 maj 2026

95.99   

DPS

DPS/KT 269

European Norm

97.100.30  

anglisht  

Buying

Publikuar

Language in which you want to receive the document.

Scope

Ky dokument zbatohet për ngrohës ambienti, pajisje të integruara (inkaso) dhe soba gatimi, të projektuara për furnizim mekanik me peletë druri dhe për furnizim manual me dru zjarri. Ato mund të jenë pajisje të lira (freestanding) ose të integruara.
Qëllimi i përdorimit të këtyre pajisjeve është ngrohja e hapësirave në ndërtesa banimi dhe mund të përdoren edhe për gatim. Ato mund të pajisen me kaldajë (pjesë integrale e pajisjes që përmban ujë për t’u ngrohur) për furnizimin me ujë të nxehtë për sistemet e ngrohjes qendrore.
Këto pajisje zakonisht përdorin energji ndihmëse, e cila gjithashtu matet në këtë standard. Ato funksionojnë me tërheqje natyrore të ajrit për djegien (natural draught) dhe mund të jenë me ventilator.
SHËNIM 1: Pajisjet me ventilator funksionojnë gjithsesi nën presion negativ në sistemin e nxjerrjes së gazrave të tymit.
Për pajisjet e integruara, dhe veçanërisht për testimin e tyre, mund të nevojiten informacione shtesë nga EN 16510-2-2:2022.
Këto pajisje djegin vetëm peletë druri dhe dru zjarri, në përputhje me udhëzimet e pajisjes. Ato funksionojnë vetëm me derën e vatrës së zjarrit të mbyllur.
SHËNIM 2: Këto pajisje mund të kenë një depozitë të integruar lënde djegëse ose të kombinohen me një depozitë të jashtme.
Këto pajisje mund të pajisen me një ose dy dhoma djegieje, me një dalje të vetme të gazrave të tymit.
Ky dokument përcakton procedurat për vlerësimin dhe verifikimin e qëndrueshmërisë së performancës (AVCP) të karakteristikave të pajisjeve të kombinuara që funksionojnë me dru zjarri dhe peletë.
Ky dokument nuk zbatohet për pajisjet:
- me kaldajë për sisteme uji me temperaturë mbi 110 °C dhe presion mbi 3 bar, dhe për ujë të ngrohtë sanitar;
- të projektuara me shkarkim horizontal të gazrave (përmes murit të ndërtesës);
- me kondensim të gazrave të tymit brenda pajisjes;
- që ndizen/fiken për funksionim me ngarkesë të pjesshme;
- që funksionojnë njëkohësisht me dru zjarri dhe peletë me një dalje të vetme të gazrave;
- me furnizim jo automatik të peletës;
- me një dhomë djegieje dhe dy dalje të gazrave;
- pajisje me djegie të vazhdueshme.
Për qartësi, të gjitha metodat e testimit trajtohen në Shtojcën A.

Related directives

Directives related to this standards.

305/2011

Rregullorja (BE) Nr. 305/2011 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 9 Mars 2011 që parashtron kushtet e harmonizuara për tregtimin e produkteve të ndërtimit dhe shfuqizimin e Direktivës së Këshillit KEE/89/106

Të harmonizuara

Life cycle

NOW

PUBLISHED
SSH EN 16510-2-7:2025
60.60 Standard published
18 maj 2026

Related project

Adopted from EN 16510-2-7:2025 IDENTICAL