DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

prSSH EN 16510-2-10:2025

Pajisje shtëpiake me lëndë djegëse të ngurtë - Pjesa 2-10: Stufë për sauna me djegie të shumëfishtë me dru zjarri natyral

Residential solid fuel burning appliances - Part 2-10: Multi-firing sauna stoves fired by natural wood logs

General information

40.20     9 shk 2026

40.60    11 maj 2026

DPS

DPS/KT 269

European Norm

97.100.30  

Scope

Ky Standard Evropian mbulon stufat për sauna me djegie të shumëfishtë, në të cilat gurët e ngrohjes janë të ndarë dhe ngrohen në mënyrë indirekte nga zjarri dhe gazrat e tymit, dhe që mund të mbushen përsëri me disa ngarkesa të lëndës djegëse.
Ky Standard Evropian përcakton kërkesat lidhur me projektimin, prodhimin, ndërtimin, sigurinë dhe performancën (efikasitetin dhe emetimin) e stufave për sauna me djegie të shumëfishtë që funksionojnë me dru zjarri dhe ofron udhëzime për përdorimin e tyre. Për më tepër, ai gjithashtu jep rregulla për vlerësimin e përputhshmërisë (p.sh. testimi i tipit fillestar – ITT dhe kontrolli i prodhimit në fabrikë – FPC) dhe shenjimin e këtyre produkteve.
Ky standard zbatohet për stufat me djegie të ndërprerë që furnizohen me lëndë djegëse manualisht, të cilat ofrojnë ngrohje në hapësirën ku janë instaluar.
Këto stufa për sauna me djegie të shumëfishtë mund të furnizohen si:
pajisje të montuara, ose
si një njësi e paraprojektuar nga prodhuesi, që përbëhet nga komponentë të prodhuar paraprakisht dhe të projektuar për t’u montuar në vend sipas udhëzimeve të montimit të prodhuesit.
Instalimet e njëherëshme (one-off) nuk përfshihen.
Këto stufa mund të djegin vetëm dru natyral sipas udhëzimeve të përdorimit të pajisjes.
Ky standard nuk mbulon:
stufat e ngrohjes së gurëve me djegie të vetme (single-firing heat storage sauna stoves), ku gurët ngrohen drejtpërdrejt nga zjarri dhe gazrat e tymit;
stufat me furnizim mekanik të lëndës djegëse;
stufat me ventilator për ajrin e djegies;
stufat e pajisura me kaldajë;
stufat me tub tymi të integruar;
stufat me pajisje elektrike të integruar.

Related directives

Directives related to this standards.

305/2011

Rregullorja (BE) Nr. 305/2011 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 9 Mars 2011 që parashtron kushtet e harmonizuara për tregtimin e produkteve të ndërtimit dhe shfuqizimin e Direktivës së Këshillit KEE/89/106

Life cycle

PREVIOUSLY

PUBLISHED
SSH EN 15821:2010

NOW

IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 16510-2-10:2025
40.20 DIS ballot initiated: 12 weeks
9 shk 2026

Related project

Adopted from EN 16510-2-10:2025 IDENTICAL

Preview

Vetëm seksionet informative të projekteve janë në dispozicion të publikut. Për të parë përmbajtjen e plotë, do t'ju duhet të krijoni një llogari. Nëse jeni anëtar, ju lutemi hyni në llogarinë tuaj duke klikuar në butonin "Identifikohu".

Login