DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

prDS CEN/TS 18173:2025

Aplikime të hidrogjenit - Vlerësimi dhe kualifikimi i përputhshmërisë së materialeve - Pajisje të përdorura në instalime tregtare dhe industriale, duke përfshirë djegësit e gazit, pajisjet që djegin gaz dhe infrastrukturën e gazit si karburant

Hydrogen applications - Material compatibility evaluation and qualification - Equipment used in commercial, industrial installations including gas burners, gas burning appliances and fuel gas infrastructures

General information

40.20     9 shk 2026

40.60    11 maj 2026

DPS

DPS/KT 269

Technical Specification

27.075  

Scope

Ky dokument ofron udhëzime për standardet përkatëse të produkteve, për vlerësimin e përputhshmërisë dhe kualifikimin e materialeve për pajisjet e përdorura në instalime tregtare dhe industriale, duke përfshirë djegësit e gazit, pajisjet që djegin gaz dhe infrastrukturën e gazit si karburant që janë:
- të furnizuara me përzierje të gazit natyror dhe hidrogjenit (blending) ose me hidrogjen të pastër;
- që punojnë në presion më të madh se 10 bar (1 MPa) dhe deri në 100 bar (10 MPa);
- që punojnë brenda një intervali temperature nga −20 °C deri në +60 °C;
SHËNIM 1: Intervalet e temperaturës jashtë −20 °C deri në +60 °C mund të merren në konsideratë pas një vlerësimi të rrezikut nga prodhuesi, në përputhje me standardin përkatës të produktit dhe kërkesat e përcaktuara në këtë dokument.
Përveç pajisjeve kritike, ku kërkesat për hidrogjenin dhe përputhshmëria e materialeve përcaktohen nga standarde specifike, kombëtare dhe ndërkombëtare të produktit, sipas CEN/TR 17924 dhe CEN/TR 17797, nuk janë të nevojshme kërkesa specifike shtesë, siç detajohet në këtë dokument (shih gjithashtu Figurën 1), në kushtet e mëposhtme:
- për një përzierje homogjene të gazit natyror dhe hidrogjenit me përmbajtje hidrogjeni që nuk tejkalon 10 % në vëllim, në presione pune deri në 100 bar (10 MPa); ose
- për presione pune deri në 10 bar (1 MPa) me përmbajtje hidrogjeni deri në 100 % në vëllim.
- Pajisjet klasifikohen si kritike kur ato i nënshtrohen lodhjes ose stresit mekanik specifik për shkak të kushteve dhe aplikimeve të veçanta të punës (p.sh. stacione ngjeshjeje dhe pompimi, instalime industriale specifike, depozita karburanti për automjete, etj.).
Figura 1 - Kushtet e opunës
Ky dokument përfaqëson kërkesat minimale dhe nuk kufizon përdorimin e procedurave ose materialeve më të mira.
Elementet e mëposhtme trajtohen në këtë dokument:
- materialet metalike;
- materialet jometalike;
- provat e validimit.

Life cycle

NOW

IN_DEVELOPMENT
prDS CEN/TS 18173:2025
40.20 DIS ballot initiated: 12 weeks
9 shk 2026

Related project

Adopted from CEN/TS 18173:2025 IDENTICAL

Preview

Vetëm seksionet informative të projekteve janë në dispozicion të publikut. Për të parë përmbajtjen e plotë, do t'ju duhet të krijoni një llogari. Nëse jeni anëtar, ju lutemi hyni në llogarinë tuaj duke klikuar në butonin "Identifikohu".

Login