Ky dokument specifikon kërkesat për materialin, projektimin, inspektimin, strukturën dhe cilësinë e punimit, proceset e prodhimit dhe provat gjatë prodhimit të bombolave metalikë të gazit të pa-rimbushëshme me strukturë të salduar, të brazuar ose pa saldim (seamless). Ky dokument gjithashtu specifikon kërkesat për pajisjet e izolimit për bombolat e pa-rimbushëshme dhe metodat e provës. Ai zbatohet për bombolat metalike të gazit të pa-rimbushëshme për gazra të ngjeshur dhe të lëngëzuar.
SHËNIM Gazrat specifikë që lejohen në bombolat e ndërtuara sipas këtij dokumenti mund të kufizohen nga kërkesat kombëtare ose ndërkombëtare.
Ky dokument zbatohet për bombolat ku:
a) presioni i provës nuk tejkalon 250 bar (pra ph ≤ 250 bar) për gazrat e lëngëzuar dhe 450 bar për gazrat e ngjeshur; ose
b) produkti i presionit të provës dhe kapacitetit të ujit nuk tejkalon 1 000 bar·litra (pra ph × V ≤ 1 000 bar·l); ose
c) presioni i provës është më i madh se 45 bar dhe kapaciteti i ujit nuk tejkalon 5 l (pra për ph > 45 bar, atëherë V ≤ 5 l).
1) 1 bar = 0,1 MPa = 105 Pa; 1 MPa = 1 N/mm2
Directives related to this standards.
Directve 2008/68/EC e Parlamentit Europian dhe e Këshillit e 24 shtator 2008 e transportit të brendëshëm të mallrave të rrezikshme
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN ISO 11118:2025
40.20
DIS ballot initiated: 12 weeks
9 shk 2026
Vetëm seksionet informative të projekteve janë në dispozicion të publikut. Për të parë përmbajtjen e plotë, do t'ju duhet të krijoni një llogari. Nëse jeni anëtar, ju lutemi hyni në llogarinë tuaj duke klikuar në butonin "Identifikohu".