Publikuar
Ky dokument specifikon kërkesat për projektimin, prodhimin dhe testimin e bombolave, tubave dhe enëve të tjera nën presion prej çeliku, çeliku të paoksidueshëm, lidhjesh alumini ose materialesh ndërtimore jo-metalike. Këto kanësynim depozitimin stacionar të hidrogjenit në gjendje të gaztë me kapacitet maksimal uji deri në 10 000 l dhe me presion maksimal të lejuar të punës që nuk tejkalon 1 100 bar, me konstruksion metalik pa saldim (Type 1) ose me konstruksion kompozit (Types 2, 3 dhe 4), të cilat në vijim referohen si enë nën presion.
SHËNIM Kërkesat shtesë në lidhje me bashkimet (cilindra dhe tuba të lidhur në kolektor dhe enë të tjera nën presion) nuk mbulohen nga ky dokument.
Ky dokument nuk zbatohet për enët e tipit 2 dhe 3 me mbështjellës (liner) të salduar.
Ky dokument nuk zbatohet për enët nën presion që përdoren për depozitimin e hidrogjenit në gjendje të ngurtë, të lëngshëm ose për aplikime hibride të depozitimit kriogjenik me presion të lartë të hidrogjenit.
Ky dokument nuk zbatohet për tubacionet e jashtme, të cilat mund të projektohen sipas standardeve të njohura.
WITHDRAWN
SSH EN 17533:2020
PUBLISHED
SSH EN 17533:2025
60.60
Standard published
18 maj 2026