Publikuar
Ky dokument specifikon llogaritjen e performancës energjetike të nën-sistemeve të depozitimit me bazë uji që përdoren për ngrohje, për ujë të ngrohtë sanitar ose për kombinim të këtyre funksioneve.
Ky dokument nuk zbatohet për dimensionimin ose inspektimin e këtyre sistemeve të depozitimit.
Tabela 1 paraqet pozicionin relativ të këtij dokumenti brenda grupit të standardeve EPB në kontekstin e strukturës modulare, siç përcaktohet në EN ISO 52000-1.
SHËNIM 1 Në CEN ISO/TR 52000-2 mund të gjendet e njëjta tabelë, ku për çdo modul jepen numrat e standardeve përkatëse EPB dhe raportet teknike shoqëruese që janë publikuar ose janë në përgatitje.
SHËNIM 2 Modulet përfaqësojnë standardet EPB, megjithëse një standard EPB mund të mbulojë më shumë se një modul dhe një modul mund të mbulohet nga më shumë se një standard EPB, për shembull një metodë e thjeshtuar dhe një metodë e detajuar. Shih gjithashtu Neninin 2 dhe Tabelat A.1 dhe B.1.
Tabela 1 – Pozicioni i këtij dokumenti brenda strukturës modulare të grupit të standardeve EPB.
Directives related to this standards.
WITHDRAWN
SSH EN 15316-5:2017
PUBLISHED
SSH EN 15316-5:2025
60.60
Standard published
18 maj 2026