Ky dokument specifikon kriteret e projektimit për sistemet e mbyllura të ftohjes me ujë në ndërtesa dhe përshkruan projektimin e këtyre sistemeve. Përkufizimet synojnë arritjen e një niveli të përshtatshëm të cilësisë teknike dhe ruajtjen e kushteve të dëshiruara termike në ambientet e brendshme me konsum minimal të energjisë.
Ky dokument nuk zbatohet për sistemet për shpërndarjen e nxehtësisë së proceseve industriale. Ai gjithashtu nuk zbatohet dhe nuk ndryshon standardet e produkteve ose kërkesat për instalimin e produkteve.
Ky dokument zbatohet për sistemet e ftohjes të llojeve të mëposhtme (shih gjithashtu Figurën 1):
1) pajisje me ujë për largimin e nxehtësisë nga sistemi i ftohjes (heat rejection);
2) pajisje për ftohjen dhe depozitimin e ujit të ftohtë;
3) pajisje për shpërndarjen e ujit të ftohtë;
4) pajisje për thithjen e nxehtësisë (“emetimi i ftohjes”);
5) pajisje kontrolli;
6) pajisje sigurie.
Figura 1 – Shembull skematik i një sistemi ftohjeje me ujë
Ky dokument nuk mbulon aspekte shtesë të sigurisë për sistemet e ftohjes me ujë me temperatura lokale të funksionimit ≤ 0 °C. Megjithatë, klauzolat e tjera të këtij dokumenti mbeten të vlefshme për sistemet me temperatura lokale të funksionimit ≤ 0 °C.
Ky dokument gjithashtu nuk mbulon vetë sistemin e ftohjes (chilling system), por vetëm pjesët e tij që janë pjesë përbërëse të sistemit ftohës, duke përfshirë përcaktimin e performancës së projektimit. Për më tepër, ky dokument nuk mbulon:
- kërkesat për instalim ose udhëzimet për funksionimin, mirëmbajtjen dhe përdorimin;
- projektimin e elementëve përbërës të sistemit (p.sh. riftohësit, sistemi i ftohjes, ftohësit, tubacionet, pajisjet e sigurisë, etj.).
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 17671:2025
40.20
DIS ballot initiated: 12 weeks
9 shk 2026
Vetëm seksionet informative të projekteve janë në dispozicion të publikut. Për të parë përmbajtjen e plotë, do t'ju duhet të krijoni një llogari. Nëse jeni anëtar, ju lutemi hyni në llogarinë tuaj duke klikuar në butonin "Identifikohu".