Fusha e zbatimit e EN 1998-3
EN 1998-3 është standardi Eurocode për vlerësimin dhe riaftësimin sizmik të ndërtesave dhe urave në zona sizmike. Ky dokument përdoret për tre qëllime kryesore:
a) kriteret për vlerësimin e performancës sizmike të ndërtesave dhe urave ekzistuese.
b) përshkrimin e procedurës për të zgjedhur masat korrigjuese të nevojshme.
c) kriteret për projektimin e masave të riaftësimit (retrofit): përfshin projektimin, analizën strukturore, masat e ndërhyrjes dhe dimensionimin final të pjesëve strukturore dhe lidhjeve me elementët ekzistues.
SHËNIM 1: Për qëllime të këtij dokumenti, riaftësimi përfshin: Përmirësimin sizmik të strukturave të paprekura (p.sh. forcim ose shtimi i sistemeve pasive) dhe riparimin dhe mundësinë e përmirësimit të strukturave të dëmtuara nga tërmeti
SHËNIM 2: Dokumenti mbulon vetëm teknikat më të zakonshme të përforcimit, por nuk përjashton përdorimin e teknikave të tjera që mund të zhvillohen në secilin vend, bazuar në parimet e forcimit të dhëna në këtë dokument.
SHËNIM 3: Shtojcat (Annex D) japin diagramën e hapave që ndiqen (flowcharts) për aplikimin e këtij dokumenti.
(2) Nëse nuk përcaktohet ndryshe, zbatohen EN 1998-1-1 dhe EN 1998-5.
(3) Duke reflektuar kërkesat e performancës së EN 1998-1-1:2024, 4.1, ky dokument mbulon vlerësimin sizmik dhe riaftësimin e ndërtesave dhe urave të bëra nga materialet strukturore më të përdorura: beton, çelik dhe kompozit, dru dhe muraturë.
SHËNIM Shtojcat B dhe C japin udhëzime të mëtejshme për vlerësimin dhe riaftësimin e strukturave prej druri dhe muraturë, kur është e nevojshme.
(4) Ky dokument ka për synim vlerësimin e strukturave individuale, për të vendosur nëse është e nevojshme një ndërhyrje strukturore dhe për të projektuar masat pë riaftësimin (retrofitting) që mund të jenë të nevojshme. Ky dokument nuk ka për qëllim vlerësimin e vulnerabilitetit të grupeve të ndërtesave për qëllime të ndryshme të rrezikut sizmik (p.sh. përcaktimi i rrezikut për sigurime, vendosja e prioriteteve për reduktimin e rrezikut, etj.).
(5) Ky dokument ofron, në nenet specifike për materialet 8 deri 11, kriteret për verifikimin e teknikave më të zakonshme të riaftësimit që përdoren aktualisht.
(6) Ky dokument jep rregulla të veçanta për vlerësimin dhe riaftësimin e ndërtesave dhe urave ekzistuese që bëjnë pjesë në klasat e rëndësisë CC1, CC2 dhe CC3, sipas EN 1990:2023, 4.3.
(7) Megjithëse dispozitat e këtij dokumenti janë të zbatueshme për të gjitha kategoritë e zakonshme të ndërtesave dhe urave, vlerësimi sizmik dhe riaftësimi i monumenteve dhe strukturave të trashëgimisë kulturore shpesh kërkon rregulla dhe qasje të ndryshme, në varësi të natyrës së tyre.
1.2 Supozimet
(1) Supozimet e EN 1998-1-1 zbatohen edhe për këtë dokument.
(2) Dispozitat e këtij dokumenti supozojnë që mbledhja e të dhënave dhe testet kryhen nga personel me eksperiencë, dhe që inxhinieri përgjegjës për vlerësimin, projektimin e riaftësimit dhe zbatimin e punimeve ka përvojën e duhur për llojin e strukturave që po përmirësohen ose riaftësohen.
(3) Supozohet që procedurat e inspektimit, listat e kontrollit dhe mënyrat e tjera të mbledhjes së të dhënave do të dokumentohen, arkivohen dhe referohen në dokumentet e vlerësimit dhe projektimit.
PUBLISHED
SSH EN 1998-3:2005/AK:2021
PUBLISHED
SSH EN 1998-3:2005
PUBLISHED
SSH EN 1998-3:2005/AC:2013
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 1998-3:2025
40.20
DIS ballot initiated: 12 weeks
9 shk 2026
Vetëm seksionet informative të projekteve janë në dispozicion të publikut. Për të parë përmbajtjen e plotë, do t'ju duhet të krijoni një llogari. Nëse jeni anëtar, ju lutemi hyni në llogarinë tuaj duke klikuar në butonin "Identifikohu".