Publikuar
1.1 Fusha e zbatimit e EN 1991-1-3
(1) EN 1991-1-3 jep parimet dhe rregullat për përcaktimin e vlerave të ngarkesave nga dëbora, të cilat përdoren për projektimin strukturor të ndërtesave dhe veprave inxhinierike.
(2) Ky dokument nuk zbatohen për vendndodhje mbi 1 500 m lartësi mbi nivelin e detit, përveçse nëse është specifikuar ndryshe.
SHËNIM: Për rregullat mbi ngarkesat nga dëbora mbi 1 500 m, shih pikën 6.1 të standardit.
(3) Ky dokument nuk jep udhëzime për aspekte speciale të ngarkesave nga dëbora, për shembull:
- ngarkesa nga ndikimi i dëborës që rrëshqet ose bie nga një çati më e lartë (impact snow loads)
- ndryshimet në formë ose dimension i elementëve të ndërtesës për shkak të dëborës ose akullit, që mund të ndikojnë në veprimin e erës
- ngarkesa në zonat ku dëbora është e pranishme gjatë gjithë vitit
- ngarkesa anësore nga rrëshqitja e dëborës (snow creep), p.sh. ngarkesa anësore e ushtruar nga rrëshkitja
- ngarkesa të shkaktuara nga dëbora artificiale
1.2 Supozimet
Supozimet e dhëna në EN 1990:2023, 1.2 zbatohen edhe për këtë dokument.
PUBLISHED
SSH EN 1991-1-3:2003
PUBLISHED
SSH EN 1991-1-3:2003/AC:2009
PUBLISHED
SSH EN 1991-1-3:2003/A1:2015
PUBLISHED
SSH EN 1991-1-3:2025
60.60
Standard published
13 maj 2026