Publikuar
1.1 Fusha e zbatimit e EN 1991-1-5
(1) EN 1991-1-5 jep parimet dhe rregullat për llogaritjen e veprimeve termike (thermal actions) mbi ndërtesa, ura dhe struktura të tjera, duke përfshirë edhe elementët e tyre strukturorë.
Jepen gjithashtu parime të nevojshme për mbulesat e jashtme (cladding) dhe elementët e tjerë të bashkëngjitur me ndërtesat.
(2) Ky dokument përshkruan ndryshimet e temperaturës së elementëve strukturorë. Vlerat karakteristike të veprimeve termike prezantohen për përdorim në projektimin e strukturave që janë të ekspozuara ndaj ndryshimeve klimatike ditore dhe sezonale.
(3) Dokumenti jep gjithashtu parime për ndryshimet e temperaturës së elementëve strukturorë si pasojë e asfaltimit (me asfalt të nxehtë) në ura.
(4) Ky dokument jep parime dhe rregulla për veprimet termike në struktura që janë kryesisht funksion i përdorimit të tyre, për shembull: kullat ftohëse (cooling towers),sillos, rezervuar, magazina të ngrohta dhe të ftohta, etj.
SHËNIM: Udhëzime shtesë për veprimet termike mbi oxhaqet (chimneys) jepen në EN 13084-1.
1.2 Supozimet
(1) Supozimet e dhëna në EN 1990:2023, 1.2 zbatohen për këtë dokument.
(2) EN 1991-1-5 është ka për synim të përdoret së bashku me: EN 1990, pjesët e tjera të EN 1991, EN 1992 deri në EN 1999 (të gjitha pjesët), për projektimin e strukturave.
PUBLISHED
SSH EN 1991-1-5:2025
60.60
Standard published
13 maj 2026