Publikuar
1.1 Fusha e zbatimit e EN 1995-1-2
(1) Ky dokument trajton projektimin e strukturave prej druri për situatën aksidentale të ekspozimit ndaj zjarrit dhe synohet të përdoret në kombinim me EN 1995-1-1 dhe EN 1991-1-2.
Ky dokument identifikon vetëm ndryshimet nga projektimi në temperaturë normale ose plotësimet përkatëse të tij.
(2) Ky dokument zbatohet për struktura prej druri që kërkohet të përmbushin: funksion mbajtës (loadbearing function), funksion ndarës (separating function), ose të dyja njëkohësisht.
(3) Ky dokument jep parime dhe rregulla zbatimi për projektimin e strukturave sipas kërkesave të përcaktuara lidhur me funksionet e mësipërme dhe nivelet e performancës.
(4) Ky dokument zbatohet për struktura, ose pjesë strukturash, që janë brenda fushës së EN 1995-1-1 dhe janë projektuar në përputhje me të.
(5) Metodat e dhëna në këtë dokument janë të zbatueshme për të gjitha produktet e mbuluara nga specifikimet teknike evropiane të produkteve, të referuara në këtë dokument.
1.2 Supozimet
(1) Përveç supozimeve të përgjithshme të EN 1990, zbatohen edhe supozimet e mëposhtme:
- zgjedhja e skenarit përkatës të projektimit ndaj zjarrit bëhet nga personel i kualifikuar dhe me përvojë të përshtatshme, ose përcaktohet nga rregullorja kombëtare përkatëse;
- çdo masë mbrojtjeje nga zjarri e marrë në konsideratë gjatë projektimit do të mirëmbahet në mënyrë të përshtatshme gjatë jetës së shërbimit të strukturës.
PUBLISHED
SSH EN 1995-1-2:2004/AK:2022
PUBLISHED
SSH EN 1995-1-2:2004
PUBLISHED
SSH EN 1995-1-2:2004/AC:2009
PUBLISHED
SSH EN 1995-1-2:2025
60.60
Standard published
13 maj 2026