DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

prSSH EN 1993-1-9:2025

Eurokodi 3: Projektimi i strukturave prej çeliku - Pjesa 1-9: Lodhja

Eurocode 3: Design of steel structures - Part 1-9: Fatigue

General information

40.20     9 shk 2026

40.60    11 maj 2026

DPS

DPS/KT 250

European Norm

91.010.30     91.080.13  

Scope

1.1 Fusha e zbatimit e EN 1993-1-9
(1) EN 1993-1-9 jep metoda projektimi për verifikimin e situatës së projektimit ndaj lodhjes (fatigue design situation) të strukturave prej çeliku.
SHËNIM: Strukturat prej çeliku përbëhen nga elementë (members) dhe nyjet e tyre. Çdo element dhe nyje mund të përfaqësohet si një detaj konstruktiv ose si disa detaje të tilla.
(2) Metoda të tjera projektimi përveç metodave të bazuara në tension (stress-based methods), si: metoda e deformimit lokal në prerje (notch strain method), metodat e mekanikës së thyerjes (fracture mechanics methods), nuk mbulohen nga EN 1993-1-9.
(3) EN 1993-1-9 zbatohet vetëm për struktura të realizuara me të gjitha klasat e çeliqeve strukturore dhe produkteve që gjenden brenda fushës së EN 1993-1 (të gjitha pjesët), në përputhje me dispozitat e dhëna në tabelat e kategorive të detajeve ose në anekse.
(4) EN 1993-1-9 zbatohet vetëm për struktura ku zbatimi është në përputhje me EN 1090-2.
SHËNIM: Kërkesa shtesë për zbatimin janë të treguara në tabelat e kategorive të detajeve.
(5) EN 1993-1-9 zbatohet për struktura që funksionojnë në kushte normale atmosferike dhe që kanë mbrojtje të mjaftueshme kundër korrozionit dhe mirëmbajtje të rregullt. Efekti i korrozionit nga uji i detit nuk mbulohet.
(6) EN 1993-1-9 zbatohet për struktura të galvanizuara (hot dip galvanizing), në përputhje me dispozitat e dhëna në tabelat e kategorive të detajeve ose në anekse.
(7) Dëmtimi mikrostrukturor nga temperatura të larta (>150°C) që ndodh gjatë jetës së projektuar të shërbimit nuk mbulohet.
(8) EN 1993-1-9 jep udhëzime për mënyrën se si të merren në konsideratë trajtimet pas fabrikimit (post-fabrication treatments) që synojnë përmirësimin e rezistencës ndaj lodhjes të detajeve konstruktive.
1.2 Supozimet
(1) Përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe, zbatohen: EN 1990, EN 1991 (të gjitha pjesët), EN 1993-1 (të gjitha pjesët).
(2) Metodat e projektimit të dhëna në EN 1993-1-9 janë të zbatueshme nëse:
cilësia e zbatimit është sipas EN 1090-2, dhe
materialet dhe produktet e ndërtimit të përdorura janë sipas pjesëve përkatëse të EN 1993 (të gjitha pjesët), ose sipas specifikimeve përkatëse të materialeve dhe produkteve.
(3) Metodat e projektimit të EN 1993-1-9 janë përgjithësisht të nxjerra nga prova të lodhjes mbi detaje konstruktive me mostra në shkallë të madhe, që përfshijnë efektet e imperfeksioneve gjeometrike dhe strukturore nga prodhimi i materialit dhe zbatimi (p.sh. efektet e tolerancave dhe tensioneve të mbetura nga saldimi).

Related directives

Directives related to this standards.

305/2011

Rregullorja (BE) Nr. 305/2011 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 9 Mars 2011 që parashtron kushtet e harmonizuara për tregtimin e produkteve të ndërtimit dhe shfuqizimin e Direktivës së Këshillit KEE/89/106

Life cycle

NOW

IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 1993-1-9:2025
40.20 DIS ballot initiated: 12 weeks
9 shk 2026

Related project

Adopted from EN 1993-1-9:2025 IDENTICAL

Preview

Vetëm seksionet informative të projekteve janë në dispozicion të publikut. Për të parë përmbajtjen e plotë, do t'ju duhet të krijoni një llogari. Nëse jeni anëtar, ju lutemi hyni në llogarinë tuaj duke klikuar në butonin "Identifikohu".

Login